Teknologji Me 6 kamera dhe ekran të veçantë, dalin pamjet e para të Samsung Galaxy S10 Nga Wikiliks U postua 12/12/2018 2 Min e Lexuar 0 0 80 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Samsung Galaxy S10 është një prej smartfonëve më të përfolur të këtij viti që vjen. Super i përmirësuar dhe padyshim që do të jetë më i miri në treg, smartfoni pritet të dalë në treg në fillim të 2019-ës. Ditën e Marte një imazh i Galaxy S10-ës është publikuar nga 91Mobiles. Imazhi tregon një telefon me gjashtë kamera në total. Katër prej tyre gjenden në pjesën e pasme dhe dy në pjesën frontale. Por detaji interesant është tek dy kamera ballore të cilat janë të shkëputura nga korniza e telefonit. Një dizajn të tillë Samsung a ka paralajmëruar më parë dhe e quan Infinity-O ndërsa sot për herë të parë kemi një imazh i cili na tregon sesi do të ngjajë, raporton PCW. Specifikat: Specifikat e tjera të përfolura të Galaxy S10-ës janë: Ekran 6.4-inç AMOLED Rezolucion Quad HD Skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran Version i ri ri “Face Unlock” Portë 3.5mm kufjesh Procesor Snapdragon 8150 ose Exynos 9820 Bateri 3,700 mAh Imazhet tregojnë telefonin në një ngjyrë blu e cila debutoi me Galaxy S9 dhe S9 Plus Like 0
Në sallën e Kuvendit Komunal në Bujanoc sot u mbajtë Seminar me temën “Stop Ekranizimit” Kuvendit Komunal i Komunës së Bujanocit me mbështetje të Missionit të OSBE-së zyra në Bujanoc, …