• Magazina
Faqja Kryesore Lajme Presidenti Thaçi pret ambasadorët e Quintit, thërret për respektim të institucioneve të pavarura

Presidenti Thaçi pret ambasadorët e Quintit, thërret për respektim të institucioneve të pavarura

1 Min e Lexuar
0
0
16

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ambasadorët e Quintit dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, ku sipas një cicërime në Twitter, është diskutuar për rimëkëmbjen ekonomike pas kalimit të situatës me COVID-19 në Kosovë.

Thaçi po ashtu ka thënë se respektimi i institucioneve të pavarura është jetik për demokracinë.

 

 

Me këtë i është referuar vendimit që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese për dekretin e tij në lidhje ne mandatarin për formimin e qeverisë së re.

“Takim i mirë me ambasadorët e Quintit dhe Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për të diskutuar rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-19 dhe forcimin e institucioneve demokratike. Respektimi i institucioneve të pavarura, veçanërisht Gjykata Kushtetuese, është jetike për demokracinë”, ka shkruar Thaçi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme

Rri i Kyçur me ne!

e3

Rishikimet e fundit

Argëtim

Shfleto më shumë

Lajme Random

Lifestyle të Famshme

Hapsirë Reklamuse

Arhiva

Ndrysho Gjuhën