Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ambasadorët e Quintit dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, ku sipas një cicërime në Twitter, është diskutuar për rimëkëmbjen ekonomike pas kalimit të situatës me COVID-19 në Kosovë. Thaçi po ashtu ka thënë se respektimi i institucioneve të pavarura është jetik për demokracinë. Me këtë i është referuar vendimit që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese për dekretin e tij në lidhje ne mandatarin për formimin e qeverisë së re. “Takim i mirë me ambasadorët e Quintit dhe Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për të diskutuar rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-19 dhe forcimin e institucioneve demokratike. Respektimi i institucioneve të pavarura, veçanërisht Gjykata Kushtetuese, është jetike për demokracinë”, ka shkruar Thaçi. Like 0
Gjermania kërkon 1.2 milion punëtorë nga Ballkani Në Gjermani që nga 1 janari 2019 do të hynë në fuqi një sërë …