Tetë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga komuniteti serb në Batalionin e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë kërkuar demobilizim a po shkëputje të kontratës nga FSK me arsyetimin se kanë presion shumë të madh nga Beogradi zyrtar.

E deri para pak minutash zëvendësministri i FSK-së, Agim Çeku, bashkë me Berat Shalën, komandant i këtij batalioni si dhe pjesëtarët e komunitetit serb të cilët kanë kërkuar dorëheqjen kanë zhvilluar takim të përbashkët në mënyrë që ata të mos tërhiqen nga kjo forcë.

 

Ndërsa përmes telefonit në një prononcim të tij për Klan Kosovën, Zëvendësministri Çeku, ka thënë se kërkesa e tyre për demobilizim do të shqyrtohet në afat prej gjashtë muajsh për të marrë një vendim më pas.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme