Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën për Ekonomi dhe Shkenca Politike të Londrës, ka përsëritur edhe një herë se shkëmbimi i territorit është zgjidhja e vetme në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Prandaj, ai paraqiti një sërë argumentesh pse ai mendon kështu, transmeton Paparaci. “Nuk ka asgjë në të drejtën ndërkombëtare kundër që dy shtete të vendosin vullnetarisht kufijtë e tyre”, thotë ai si një nga argumentet. Po ashtu, ai kujton marrëveshjen për Irlandën e Veriut, e cila u ndërtua mbi njohjen e hapur të ndryshimit të kufijve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës kur shumica e popullsisë së Irlandës së Veriut e dëshironte atë. Ndryshimi i kufijve, thotë profesori britanik, e liron edhe Kosovën që të ndryshojë Kushtetutën e saj në fusha ku, siç thotë ai, serbëve u është dhënë shumë autoritet. “Në fund të fundit, ndërsa avantazhi i qartë mbetet i një marrëveshjeje autonome për serbët, ndarja nuk është aq radikale apo aq e rrezikshme sa duket. Ka edhe më shumë mbështetës sesa mund të mendohet,” thotë Ker-Lindsay. Mes tjerash, duke shtuar se ndërsa shumë zyrtarë e kanë kundërshtuar publikisht idenë, tha se e di privatisht se çfarë avantazhesh sjell. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Rikthehet orari i plot i punës në Administratë komunale dhe ndërmarrje publike Në mbledhjen e sotme të Shtabit për situata të jashtëzakonshme të Komunës së Bujanocit, …