Në mbledhjen e sotme të Shtabit për situata të jashtëzakonshme të Komunës së Bujanocit, u diskutua për gjendjen aktuale në vend, edhe pas heqjes së gjendjes të jashtëzakonshme dhe orës policore.

Sipas drejtoreshës së shtëpisë së shëndetit, Lela Jovanoviq, gjendja mbetet e njejtë sa i përket të prekurve me COVID-19, në komunën tonë.

“Deri tani kemi vetëm shtatë të infektuarë me koronavirus dhe lutem që kjo shifër të mbetet ashtu. Ambulanca e COVID-19, edhe më tej mbetet e fokusuar me punë por me një orar nga 9:00h deri në ora 17:00h” – tha Jovanoviq.

Nga ana tjetër, Shtabi për situata të jashtëzakonshme, ka marrë vendim që të kthehet orari i plot i punës nga 07:00 deri në 15:00h në Administratën komunale dhe ndërmarrjet publike ku themelues është Kuvendi komunal i Bujanocit.

Gjithashtu i’u kërkua Stacionit të Veterinarisë të vazhdojë dezifektimin e shkollave dhe objekteve të tjera.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme