Faqja Kryesore Botë Protestat në Hong Kong, anulohet festa që mbledh miliona turistë

Protestat në Hong Kong, anulohet festa që mbledh miliona turistë

2 Min e Lexuar
0
0
13
Hong Kongu është një nga qytetet që dhuron një nga shfaqjet më të mrekullueshme të fishekzjarrëve në botë  çdo fundvit.

Kjo shfaqje, ka tërhequr çdo vit turistë të shumtë nga e gjithë bota të cilët bëhen dëshmitarë të një qielli të mbushur plot me vija vezulluese.

Por këtë vit çdo gjë do të jetë ndryshe, kjo traditë tashmë do të anulohet. Arsyeja që ka trishtuar miliona njerëz në të gjithë botën, ka të bëjë me zhvillimet e fundit që po përjeton qyteti gjysmë autonom i Hong Kongut.

Një numër i madh protestuesish kanë zaptuar për rreth 6 muajsh rrugët e qytetit, ku zanafillën e saj e pati nga një ligj ekstradimesh. Protesta u përshkallëzua edhe më tepër, pasi kërkesat e protestuesve janë shtuar dhe ata kërkojnë më shumë liri dhe demokraci.

Këto zhvillimet e fundit kanë ndikuar në vendimin e institucioneve të shtetit, për të anuluar festën më të dashur të shumë turistëve për shkaqe sigurie.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë