Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Mijëra qytetarë serbë kanë dalë sot për të protestuar në rrugët e Beogradit kundër presidentit të tyre, Aleksander Vuçiq. Kjo ishte e shtuna e 22-të me radhë që rrugët e kryeqytetit serb u mbushën me protestues. Si në të shumtën e rasteve as sot nuk munguan thirrjet për Kosovën. Protestuesit e pyetën Vuçiqin se çka nënkupton plani i tij për demarkim të kufirit me Kosovën. “Cili është plani yt për Kosovën, çka është ky demarkim i kufirit? Njerëzit duhet të dinë se çka është kjo. Me kë e ke ndarë atë plan? Dhe ti përsëri thua: Pasojat do të jenë të tmerrshme? Cilat janë këto pasoja”, u shpreh Branislav Leçiq nga Partia Progresiste serbe. E kujtojmë se dje, presidenti serb, Aleksander Vuçiq deklaroi se plani i tij për demarkim të kufirit me Kosovën ka dështuar, shkruan lajmi.net. Protestat në Serbi po zhvillohen nën moton “Një në pesë milion”, teksa ka pasur raste edhe kur të njëjtat kanë përfunduar me incidente. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
‘Djajtë e Kuq’ kërkojnë mrekullinë në Barcelonë A mundet Manchester Unitedi ta bëjë edhe një tjetër mrekulli në Ligën e Kampionëve. …