Faqja Kryesore Argëtim Stil & Trend Pse duhet të konsumojmë ullinjë ja 4 arsye të mira për t’i konsumuar ullinjtë

Pse duhet të konsumojmë ullinjë ja 4 arsye të mira për t’i konsumuar ullinjtë

3 Min e Lexuar
0
0
156

Nëse dëshironi që të jeni të sigurt se në organizëm dërgoni vetëm më të mirën, atëherë kuptojeni pse pikërisht duhet të përcaktoheni për ullinj.

Mbron enët e gjakut dhe forcon imunitetin

Ullinjtë janë antioksidues i shkëlqyeshëm që ndikojnë si “pastrues’ i organizmit prej substancave të dëmshme. Ullinjtë i ndihmojnë trupit ta largojë kolesterolin që grumbullohet në enët e gjakut, duke i pakësuar gjasat me këtë rast që të prekeni nga sëmundjet kardiovaskulare. Po ashtu, vaji i ullirit forcon imunitetin që po ashtu është një aleat i fortë kundër alergjive.

Ndihmon te humbja në peshë

Ullinjtë përmbajnë yndyrë, por vetëm yndyrë të shëndetshme, për të cilat trupi ynë ka nevojë. Yndyra të tilla nuk mbesin të “bllokuara” në qelizat yndyrore, por trupi i shfrytëzon gjatë humbjes në peshë. Ullinjtë janë ushqim i shkëlqyeshëm i grimcuar, si zamër, që ju ngop në mënyrën më të shëndetshme të mundshme.

Kundër dhimbjeve dhe inflamacioneve

Ullinjtë, si dhe vaji i ullirit i papërpunuar, përmban antioksidues, por ky artikull i njelmët zvogëlon sasinë e dhimbjeve dhe ndikon si ilaç në zbutjen e shumë dhimbjeve.

Për shëndetin e flokëve dhe lëkurës

Ullinjtë dhe vaji i ullirit kanë efekt të hatashëm për trupin tonë. Janë të pasur me aminoacidet omega 3, që mbrojnë dhe hidratojnë lëkurën dhe flokët. Për këtë është meritore edhe vitamina E, e cila mbron lëkurën prej rrezeve të dëmshme ultra vjollcë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Stil & Trend