Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Pas ngjarjeve të fundit të krijuar nga Kuvendin Komunal të Preshevës, Partia për Veprim Demokratik, ka këkuar nga kryeshefi i Policisë së Stacionit në Preshevë, dhe kryeshefit të Adminitstratës komunale të Komunës së Preshevës, se me urdhër të kujt, policia lokale u fut brenda punimeve të senacës së pestë të Asamblesë komunale të Preshevës. “Pas situatës së krijuar në Seancën e pestë të Kuvendit Komunal të Preshevës, të mbajtur më 1 Tetor, e në veçanti pas ndërhyrjes së kompanisë së sigurimit dhe policisë lokale në hapësirat e Kuvendit komunal, Partia për Veprim Demokratik gjatë ditës së sotme iu drejtua me shkrim kryeshefit të Stacionit policorë në Preshevë, kryetarit të Kuvendit dhe Kryeshefit të administratës për të kërkuar sqarime lidhur me situatën e krijuar” – thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të PVD-së. Gjithashtu, PVD, shkresë i ka dërguar edhe kryeshefit të policisë, ku kërkon të sqarohet se kush e thirri policinë të intervenoj. “Përmes këtyre shkresave, nga Kryeshefi i Stacionit policorë në Preshevë u kërkua sqarim se kush e ftoi policinë për tu futur në hapësirat e institucionet vendimarrëse, pasi që në hapësirat ku po zhvillohej seanca e Kuvendit Komunal u panë të jenë prezent pjesëtarë të policisë lokale, edhe pse një gjë e tillë është e paligjshme dhe se me prezencën e tyre në hapësirat ku mbahen seancat policia ka tejkaluar kompetencat e saja” – thuhet në njoftim. “Njëkohësisht, PVD, nga Kryetari i Kuvendit Komunal ka kërkuar sqarim me shkrim se me urdhër apo porosi të kujt u panë fillimisht pjesëtarë të sigurimit të objektit, të kompanisë e cila është kontraktuar nga komuna e Preshevës të cilët dhunshëm tentuan të largojnë Këshilltarin komunal nga hapësira ku Kuvendi po zhvillonte punimet e tij, por edhe me njoftim/ftesë të kujt në ato hapësira u paraqitën pjesëtarët e policisë lokale të Stacionit policorë të Preshevës. PVD sugjeron Kryetarin e Kuvendit që në të ardhmen për të eliminuar përsëritjen e situatave të këtilla të ndërpresë secilin i cili keqpërdorë foltoren e Kuvendit për të etiketuar njerëz dhe nxitur tensione e në veçanti të ketë kujdes ndaj paraqitjeve të kryetarit të komunës i cili në vazhdimësi, me paraqitjet e veta nxit tensione politike dhe keqëson mbarëvajtjen e seancës. Nga kryeshefi i administratës lokale i kërkua që Partisë për Veprim Demokratik t’i sigurohet kontrata në mes të komunës së Preshevës dhe kompanisë për sigurimin e objektit. Kjo sepse nga përfaqësuesi i kompanisë, në një prononcim të tij u tha se intervenimi ndaj këshilltarit të Kuvendit Komunal nga rradhët e PVD është bërë në përputhje me kontratën e lidhur nga kjo kompani me komunën e Preshevës. Sqarimet pritet të dëshmojnë qartë se me iniciativë të kujt u fut, në mënyrë antiligjore dhe të paautorizuar policia dhe punëtorët e sigurimit të kompanisë private në ambientet e Kuvendit, duke cënuar pavarësinë e institucionit më të lartë të vetëadminsitrimit lokal në Preshevë” – thuhet në njoftimin e publikuar nga PVD. Kujtojmë se seanca e pestë e Kuvendit Komunal të Preshevës, u tensionua së tepërmi, kur sigurimi i komunës tentoi dhunëshëm ta nxjerr nga punimet e kuvendit, këshilltarin e PVD-së, Rinor Krasniqin. Gjithashtu, brenda administratës komunale erdhi edhe policia lokale e Preshevës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Jeton pranë Kim Kardashian Jeton pranë Kim Kardashian, këngëtarja shqiptare braktis shtëpinë pas zjarrit Këngëtarja e njohur, Anxhelina …