Faqja Kryesore ShowBiz Jeton pranë Kim Kardashian

Jeton pranë Kim Kardashian

1 Min e Lexuar
0
0
91

Jeton pranë Kim Kardashian, këngëtarja shqiptare braktis shtëpinë pas zjarrit

Këngëtarja e njohur, Anxhelina Hadërgjonaj dhe miku i saj, Ariel, janë detyruar të braktisin shtëpinë e tyre pasi një zjarr i madh ka përfshirë qytetin Calabasas në Kaliforni. Të gjithë banorët e zonës janë detyruar të largohen nga banesat e tyre dhe duket se këtë gjë ka bërë edhe Anxhelina. Momentalisht ajo ka treguar se është në një vend të sigurtë së bashku me grimierin. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet duke u qetësuar në një dhomë hoteli.

“Po mundohemi të jemi pozitivë”, shkruan Anxhelina e cila në ato momente po ndiqte lajmet mbi situatën në qytet pas zjarrit.
Në këtë lagje jeton edhe ylli Kim Kardashian, e cila para pak orësh njoftoi se është evakuuar së bashku me familjen e saj.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në ShowBiz