Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Koordinime të një-pas-njëshme në mes PD dhe SNS-it për shpalljen e pushtetit lokal të Bujanocit si “Mafia shqiptare” që duhet ndaluar Koordinime dhe harmonizime të strategjive vepruese jo vetëm në kuvendin komunal, por edhe etiketime dhe zhantazhe nëpër qarqe të ndryshme, që pushteti lokal i Bujanocit, i udhëhequr nga PVD, të shpallet si “Mafia shqiptare” janë “pikat referuese” që tashmë po i bashkon PD dhe SNS-in në Bujanoc. -Të hënën, gjatë seancës së tretë të Kuvendit Komunal, përfaqësuesit e dy partive, akuzuan pushtetit lokal për keqmanexhim, keqpërdorim, shpërfillje të detyrës zyrtare dhe çka jo tjetër, dhe në fund rezultoi se qeverisja lokale për vitin 2017-të, ka tejkalim të buxhetit për vetëm 263 kilometrave. Njëkohësisht, këshilltari komunal i PD-së, Nagip Arifi, po të njejtën ditë, zhvilloi një konferencë të paparalajmëruar për media, ku nxorri vnerin e grumbullar, kundrejt 461 bujqëve lokal, dhe 106 sipërmarrësve të vegjël, pa asnjë bazë, vetëm se sukseseve të tjerëve nuk ju bënë ballë dot. -Të marten, nën prezencën e sekretarit shtetëror, Dragan Stevanoviq – BOCKE dhe deputetes nga Beogradi, Marija Stevanoviq, dega e SNS-it në Bujanoc, në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, ka zhvilluar një takim të mbyllur. Në ketë takim të parterëve të PD-së, pos tjerash, serbët kërkuan “Nevojën e marrjes së masave emergjente për t’a shkelur Mafian shqiptare ne Bujanoc”. Është absurde, kur funksionerët e lartë serbë nga Beogradi, kërkojnë përmbysjen e pushtetit të Bujanocit me etiketime të viteve të 90’ta. Aq më tepër kur nëpërmjet këtyre tendencave të kohës së Rashës, serbët po i koordinojnë qëndrimet me ish krytarin “historik” shqiptar të Bujanocit, qëndrime këto, të njohura për historinë e afërt, pikërisht nga aprovimi i Mira Markoviqit, për qytetare nderi të Komunës së Bujanocit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Trupi Koordinues thirrje për nxënësit e shkollave të mesme për mbulimin e shpenzimeve të transportit Përmes një postimi në faqen zyrtare, Komuna e Bujanocit, njofton të gjthe nxënësi e …