Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Qeveria e Maqedonisë ka nisur procedurat për fillimin e zbatimit në praktikë të ligjit për përdorimin e gjuhëve, përkatësisht të gjuhës shqipe. Zëdhënësi i Qeverisë së këtij shteti, Muhamet Hoxha ka thënë se në mbledhjen e së mërkurës të kabinetit qeveritar, ministrat shqiptarë për herë të parë i kanë mbajtur fjalimet e tyre në gjuhën shqipe. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka theksuar se me përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike, mundësohet zgjidhja ligjore që në të njëjtën kohë paraqet shembull për përkushtimin e institucioneve që jo vetëm në mënyrë deklarative, por edhe në praktikë t’u mundësohet bashkësive etnike e drejta e përdorimit të gjuhës së tyre. Qeveria gjithashtu ka marrë vendim për nisjen e procedurës për zbatimin në praktikë të emrit të ri të shtetit, “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Në të gjitha institucionet e nivelit qendror, si në objektin e Qeverisë, të ministrive, Kuvendit, vendkalimet kufitare e organe tjera, tabelat do të duhet të zëvendësohen me emrin e ri të shtetit, ndërsa një hap i tillë do t’iu rekomandohet edhe institucioneve të pushtetit lokal. Tabelat do të jenë edhe në gjuhën shqipe, ashtu siç është e rregulluar me ligj, shkruan “Rel”. Vendimet e Qeverisë në Shkup janë marrë disa ditë pasi Kuvendi i Greqisë ka ratifikuar marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit 27 vjeçar të emrit. Marrëveshja e arritur më 17 qershor të vitit të kaluar ka zhbllokuar procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, si dhe pritet të rezultojë me nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e këtij vendi në Bashkimin Evropian. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sot protestohet për lirimin e Tomor Morinës Sot në Gjakovë do të protestohet për lirimin e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të …