Shtetasit e huaj por edhe qytetarët e Luginës së Preshevës që kishin prona të paluajtshme në Kosovë, e që nuk ishin shtetas të Republikës së Kosovës nuk mundnin të i bartnin pronat në emërin e tyre.

Numër i madh i qytetarëve nga Lugina në vazhdimësi ishin drejtuar te këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Ardita Sinani që të gjindet një zgjidhje me Qeverinë e Kosovës për çështjen e pronave, ndërsa Sinani kishte insistuar që të aprovohet ligji dhe kjo brengë e Luginasve të zgjidhet.

E pikërisht sot, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se “nga sot, me nënshkrimin e Rregullores për Procedurën e Përcaktimit dhe Verifikimit të Reciprocitetit, bashkëkombësit tanë të cilët duan të fitojnë të drejtën e pronësisë mbi pronat e paluajtshme, por edhe investitorët e huaj e subjektet tjera, do të mund ta realizojnë këtë të drejtë pranë autoritetit kompetent sipas rregullave të përcaktuara me këtë akt nënligjor”

Njoftimi i plotë i zonjës Haxhiu

Bashkëkombësit si dhe shtetasit e huaj do të mund të fitojnë të drejtën e pronësisë mbi pronat e paluajtshme në Republikën e Kosovës.
Nga sot, me nënshkrimin e Rregullores për Procedurën e Përcaktimit dhe Verifikimit të Reciprocitetit, bashkëkombësit tanë të cilët duan të fitojnë të drejtën e pronësisë mbi pronat e paluajtshme, por edhe investitorët e huaj e subjektet tjera, do të mund ta realizojnë këtë të drejtë pranë autoritetit kompetent sipas rregullave të përcaktuara me këtë akt nënligjor.
E drejta për posedim të pronës tashmë po rregullohet asisoj në mënyrë që të mos privohen bashkatdhetarët tanë dhe në anën tjetër të krijohen kushte më të përshtatshme për investitorët nga jashtë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme