Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shtetasit e huaj por edhe qytetarët e Luginës së Preshevës që kishin prona të paluajtshme në Kosovë, e që nuk ishin shtetas të Republikës së Kosovës nuk mundnin të i bartnin pronat në emërin e tyre. Numër i madh i qytetarëve nga Lugina në vazhdimësi ishin drejtuar te këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Ardita Sinani që të gjindet një zgjidhje me Qeverinë e Kosovës për çështjen e pronave, ndërsa Sinani kishte insistuar që të aprovohet ligji dhe kjo brengë e Luginasve të zgjidhet. E pikërisht sot, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se “nga sot, me nënshkrimin e Rregullores për Procedurën e Përcaktimit dhe Verifikimit të Reciprocitetit, bashkëkombësit tanë të cilët duan të fitojnë të drejtën e pronësisë mbi pronat e paluajtshme, por edhe investitorët e huaj e subjektet tjera, do të mund ta realizojnë këtë të drejtë pranë autoritetit kompetent sipas rregullave të përcaktuara me këtë akt nënligjor” Njoftimi i plotë i zonjës Haxhiu Bashkëkombësit si dhe shtetasit e huaj do të mund të fitojnë të drejtën e pronësisë mbi pronat e paluajtshme në Republikën e Kosovës. Nga sot, me nënshkrimin e Rregullores për Procedurën e Përcaktimit dhe Verifikimit të Reciprocitetit, bashkëkombësit tanë të cilët duan të fitojnë të drejtën e pronësisë mbi pronat e paluajtshme, por edhe investitorët e huaj e subjektet tjera, do të mund ta realizojnë këtë të drejtë pranë autoritetit kompetent sipas rregullave të përcaktuara me këtë akt nënligjor. E drejta për posedim të pronës tashmë po rregullohet asisoj në mënyrë që të mos privohen bashkatdhetarët tanë dhe në anën tjetër të krijohen kushte më të përshtatshme për investitorët nga jashtë. Like 0
Kuvendi Komunal i Bujanocit ka filluar seancën e tretë për vitin 2021 Sot, Kuvendi Komunal i Bujanocit do të mbajë senacën e tretë me rradhë, me …