Botë HAMBUEGU QYTETI I PARË QË NDALON VETURAT ME DIZEL Nga Wikiliks U postua 01/06/2018 2 Min e Lexuar 0 0 99 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Hamburgu do të hyjë në histori si vendi i parë që ndalon kalimin e kamionëve dhe veturave me naftë në disa nga rrugët e qytetit. Kjo vjen si një përpjekje për të përmirësuar cilësinë e ajrit në këtë qytet. Hamburgu u bë qyteti i parë gjerman që kufizon kalimin e veturave me naftë pas Gjykata Federale Administrative vendosi që qytetet dhe komunat gjermane kanë të drejtë të vendosin kufizime të tilla. Ndalimi i pjesshëm paraqet një fitore për grupet mjedisore, të cilët kanë avokuar për përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytetet gjermane, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, kjo është një goditje për prodhuesit e veturave, të shtangur nga skandali i manipulimit të naftës që ka tronditur industrinë dhe ka çuar në një rënie në kërkesën e konsumatorëve për makinat me motor nafte. Veturat me naftë dhe kamionët e vjetër do të ndalohen nga një shtrirje prej 580 metrash nga “Max-Brauer-Allee”, një arterie e madhe që shkon në anën veriperëndimore të qytetit, ndërsa kamionët më të vjetër me naftë do të ndalohen rruga kryesore që hyn në qytet nga veriperëndimi. Ndalimi prek të gjitha veturat me naftë që nuk i plotësojnë standardet e emetimeve të Euro-6 dhe shkelësit do të gjobiten me 25 euro për veturë dhe 75 euro për kamionët Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Erdogan paralajmëron luftë me Sirinë: Durimit tonë po i vjen fundi Presidenti i Turqisë, Erdogan ka paralajmëruar një operacion në shkallë të gjerë të ushtrisë …