Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Përfaqësuesit institucionalë të Kosovës dhe Shqipërisë në nëntë marrëveshjet që i nënshkruan më 26 nëntor në Pejë nuk i përfshin të gjithë shqiptarët. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, u habit se si s’u kujtua kush për Luginën e Preshevës. Ai tha se është dashur më shumë vëmendje dy shtetet shqiptare, sidomos tani kur po flitet për bashkimin e tyre me Kosovën. ‘Zhgënjimi im është me mosfunksionalizimin e Fondit për shqiptarët e Luginës së Preshevës, përndryshe i quajtur edhe si Fondi për Zhvillimin e Luginës së Preshevës i cili ishte vendosur në mbledhjen e parë të dy qeverive në Prizren’, tha ai për Klan Kosovën. Mustafa që mori postin e të parit të këtij Këshilli pikërisht në ditën e njëjtë me mbledhjen e dy qeverive thotë se është dashtë më shumë vëmendje nga këto të fundit sidomos tani kur po flitet për bashkimin e tyre me Kosovën. Mustafa shprehu shqetësimin edhe për mospajtimin e Ramush Haradinajt me Hashim Thaçin për idenë e korrigjimit të kufijve. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Takohen liderët shtetërorë, temë diskutimi dialogu Kosovë-Serbi Kryeministri, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj janë parë duke hyrë në anën e …