Kryeministri, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj janë parë duke hyrë në anën e pasme të Kuvendit për në presidencë, raporton Ekonomia Online.

Të dy bashkë me kreun e Kuvendit, Kadri Veseli, do të zhvillojnë një takim me presidentin, Hashim Thaçi.

Takimi është iniciuar nga kryekuvendari Kadri Veseli. Në takim do të diskutohet për platformën e dialogut.

Derisa ekipi negociator i Kosovës pritet që nesër ta prezantojë në Kuvendin e Kosovës platformën për dialogun me Serbinë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme