Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Pas takimit të djeshëm të kryetarit Mustafa me përfaqësues të ambasadës amerikane në Beograd , sot selinë e KKSH-së e vizitoi edhe kreu i misionit të OSBE-së në Serbi, Ambasadori Andrea Orizio , ku takoi kryetarin Ragmi Mustafa,dhe zv/kryetarin Enver Memeti Gjatë takimit ambasadori i uroi edhe njëherë kryetarit për pozitën e re dhe i siguroi për mbështetjen e mëtutjeshme të OSBE-së për KKSH-në drejt konsumimit të kompetencave ligjore si dhe realizimin të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Kryetari Mustafa diskutoi me Ambasadorin e OSBE për çështjet tjera që janë ekskluzive të KKSH-së si kultura, informimi, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe e posaçërisht vëmendje i është kushtuar gjendjes së arsimit me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës Gjithashtu gjatë ditës së sotme kryetari Mustafa dhe zëvendësi Memeti u takuan edhe me drejtuesit e Trupit Koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviç dhe ekipin e tij me ç‘rast u diskutua për sfidat që presin KKSH-në gjat këtij mandati të ri. Vlen të theksohet se që nga ardhja ne pozitë e udhëheqësisë së re, kjo është vizita e katërt në dy javët e fundit e përfaqësuesve ndërkombëtare të vendosur në Beograd. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Disa të vrarë në një sulm në ShBA Numri i të vdekurve nga sulmi me armë në një qytet të Teksasit po …