Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Këshill të Sigurimit.

Kryetari i Nismës ka thënë se Serbia sot është në një situatë më të vështire se në kohën e Millosheviqit.

Për Vuçiqin, sipas Limajt, nuk ekziston shpallja e pavarësisë dhe njohja nga mbi 100 vende.

Limaj thotë se presidenti i Serbinë e njeh pakon e Ahtisarit vetëm në disa raste e jo në tërësi.

Sipas Limajt, serbet për herë të dytë po binë në grackën autoritare dhe nuk po lejohen të shohin të vërteten siç është.

“A e dini me çfarë diskursi flitet për shqiptarët sot. Jem tu fol për një president i cili në ditën kur u bë Ushtria e Kosovës tha se boll na kanë mashtru me Reçakun. Presidenti i një vendi th se masakra e Reçakut është mashtrim i paguar nga shqiptarë për William Wooker. Kjo Europe sot e lejon dhe nuk e gjykon këtë diskurs. Presidenti i Serbinë i mohon krimet dhe çka pritni nga tjerët”, ka thënë Limaj në Klan Kosova.

Më tutje ai ka thënë se në kohën kur është bërë spastrim etnik, Vuçiq ka mbajtur mbledhje në Grand.

Limaj ka thënë se heshtja për këto vite ka bërë që ai të arrij të provohet si njeri i paqes.

“Si mundet ky njeri me thanë kërcënim ushtria e Kosovës kur ushtria e tij ka bërë tri lufta. Ka ardhur koha me fol publikisht. Ushtria e Serbisë ka bërë tri lufta. Jo ne”, ka shtuar Limaj.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme