Përfaqësuesit e Amerikës takojnë udhëheqjen e re të KKSH-së

Kryetari dhe zv/kryetari i Këshillit  Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa dhe Enver Memeti, u takua në selinë e KKSH-së në Bujanoc me Sekretarin e dytë, seksioni politik ambasadës Amerikane ne Beograd AdamSchik, dhe bashkëpunëtoren e tij.

Gjatë takimit përfaqësuesit e ambasadës amerikane uruan për konstituimin e Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe u interesua për rrjedhën e 


këtij institucioni si dhe për çështjet të cilat janë kompetencë e tij.

Nga ana tjetër kryetari Mustafa i ka njoftuar diplomatin amerikan rreth punës dhe aktiviteteve të KKSH-së si dhe rreth zhvillimeve të fundit. Theks të veçantë i vëri për domosdoshmërinë për një qasjestrategjike të këtij institucioni për të trajtuar sfidat e vjetra dhe të reja

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme