Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës Ragmi Mustafi, i ftuar në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv ka bërë një kërkesë publike, përsa i përket pakicës shqiptare në Luginën e Preshëves, në Serbi. Mustafi është shprehur se ajo ç’ka duan shqiptarët që jetojnë në Luginën e Presheës janë të drejtat që përfitojnë pakica serbe në Kosovë. “Është platforma politike sa i përket marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e që në qendër ka reciprocitetin e të drejtave të komunitetit serb me të drejtat e shqiptarëve në luginën e Preshevës. Shqiptarët nuk kërkojnë asgjë, as më shumë e as më pak përveç asaj që akordohen për komunitete të tjera, e po të njëjtat të drejta ti gëzojnë si komunitet në Luginën e Preshevës. Pozicioni i shqiptarëve në Luginën e Preshevës tashmë është i qartë, pozicioni i kryeministrit Kurti tashmë është i qartë. Atë se çfarë përfitonë komuniteti serb në Kosovë, ta përfitojnë edhe shqiptarët në Luhinën e Preshevës”, tha ai. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Për 10 ditë ka vrarë tre burra: Kjo është gruaja vrasëse më e tmerrshmja në Evropë Joanna Dennehy, është vrasësja më e tmerrshne që njihet në Evropë, dhe vjen nga …