Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Këshilltari nga rradhat e Partisë Demokrstike Rahim Rahimi ka njoftuar përmes rrjetit social facebook se ka dhën dorheqje nga të gjitha struktuart e PD-së. Ky është njoftimi i plotë i tijë për opinion Të dashur miq e dashamirë, të nderuar ju qytetarë, Ju njoftoj se kam vendosur të tërhiqem nga të gjitha strukturat e Partisë Demokratke pjesë e së cilës isha që nga ditët e para të themelimit të saj. E kisha shumë të vështirë të ndërmarr një hap të këtillë por ai m’është bër i domosdoshëm. Sidomos në këto dy vitet e fundit, unë isha i anashkaluar nga të gjitha proceset vendimmarrëse brenda partisë. Këto situata kanë ndikuar që të shtohen paknaqësitë në të gjitha nivelet e PD-se dhe të vi deri te ky perfundim. Duke dashur që qytetarët dhe votuesit e mi mos të preokupohen me këto problematika, kam ruajtur durimin, dhe kam vendosur që dorëheqjen time ta paraqes gati në fund të mandatit. Poashtu, duke rrespektuar besimin ndaj atyryre që më kanë votuar në emër të Partisë Demokratike, mandati im i këshilltarit do t’i kthehet vet subjektit. Edhe pse kanë mbetur pak kohë deri në zgjedhjet e reja, e konsideroj obligim moral që këtë mandat ta dorëzoj që në seancën e parë të Kuvendit Komunal. I falenderoj të gjithë qytetarët, veçmas bashkëvendasit e mi nga fshati Bilaç të cilët më kanë përkrahur parreshtur. Konsideratë dhe mirënjohje për të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët e mi të sinqertë brenda PD-së. Për rrugëtimin tim politik në të ardhmen, opinionin publik do të njoftoj me kohë. Me rrespekt, Rahim Rahimi Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Janjiq: Gjuha e rrugaçëve në OKB Kryetar i Forumit të Beogradit për Marrëdhënie Etnike Dushan Janjiq ka folur në REL …