Kryetari i kuvendit komunal i komunës së Bujanocit z.Enver Ramadani ka njoftuarë se kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj do të shpallet “Qytetar Nderi” i Komunës së Bujanocit.

Ky është njoftimi i plotë i z.Ramadani

Erion Veliaj do të shpallet qytetar nderi i Komunës së Bujanocit!

Ne cilësinë e Kryetarit të Kuvendit do të propozoj këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Bujanocit që ne mbledhjen e parë te këtij viti, që kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj të shpallet qytetar nderi i Komunës sonë!

Është nder dhe privilegj për Komunën e Bujanocit që një emër si Erion Veliaj të bartë titullin Qytetar nderi, duke treguar gatishmërin e tij që të mbështes këtë Komunë të vogël por me zemër të madhe!

Kjo lidhje po fillon me përkujdesjen që ka treguar për qytetin e Bujanocit konkretisht me investimin e Parë direkt nga Bashkia e Tiranës Për palestrën sportive në Shkollën Fillore Naim Frashëri Bujanoc, duke vazhduar edhe mbështetur edhe me projekte tjera inovative, arsimore e kulturore në Komunen tonë.

Mirë ardhsh Kryetar!
Bujanoci të vlerson e të çmon!
Tirana 🇦🇱🇦🇱❤️❤️

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme