Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Kuvendit Komunal i Komunës së Bujanocit z.Enver Ramadani ka uruar Kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Albin Kurti për krijimin e qeverisë së re dhe kabinetit qeveritarë me shpres që të reflektojnë pozitivisht në raport me Luginën e Preshevës. Ky është postimi i z.Enver Ramadani: I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, zotri Albin Kurti, Me kënaqësi po jua uroj pozitën e re të Kryeministrit të Republikës së Kosovës duke ju uruar punë të mbarë Juve dhe kabinetit tuaj në drejtimin e Qeverisë së Kosovës dhe vazhdimin e rrugëtimit drejt proceseve që kontribuojnë në shtetndërtim dhe integrim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Urojmë që kjo qeverisje para se gjithash të punojë në dobi dhe të mire të të gjithë qytetarëve të Kosovës duke u angazhuar për stabilitet politik dhe socio-ekonomik. Presim që Komuna e Bujanocit , Preshevës dhe Medvegjes të zënë vend të veçantë në politikat programore qeveritare të Republikës së Kosovës, sepse është moment i kohës për të reflektuar pozitivisht për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Me respekt , Enver Ramadani Kryetar i Kuvendit Komunal të Komunës së Bujanocit Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Hoxhaj i shqetësuar pas deklaratave të gjeneralit serb: Kërcënimet nga Serbia vetëm po shpeshtohen Zëvendëskryeministri në largim nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj, ka reaguar i shqetësuar pas …