Deputeti popullor dhe Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi ka uruar  Kryeministrin Kurti dhe kabinetin e ri qeveritarë.

Ky është shkrimi i plotë i z.Shaip Kamberi

Duke uruar për një qeverisje të mirë, për përmirësim të jetës së përditshme të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe duke mbështetur reciprocitetin si mekanizëm për fqinjësi të mirë, uroj zgjedhjen e Albin Kurtit si Kryeministër të Republikës së Kosovës.

Kryeministrit dhe kabinetit të ri qeveritarë i uroj stabilitet politik, beteja të fituara politike dhe suksese në realizimin e nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Pres që Lugina e Preshevës të jetë në prioritetet e rëndësishme të politikave të Kryeministrit Kurti dhe që bashkëpunimi jonë i ndërsjellë të ndikoj në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme