Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Real Madrid ka fituar me rezultat të thellë 4:1 xhiron e dytë të La Ligas. Ekipi i Julen Lopeteguit arriti të fitojë me përmbysje në udhëtim te Girona, në javën e dytë të kampionatit spanjoll. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Vendasit kaluan të parët në epërsi në këtë takim, në minutën e 17′ me anë të Borja Garcia. Por, madrilenët arritën të barazonin me golin e Sergio Ramosit në minutën e 39′ nga penalltia, për rezultatin 1-1 në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, ‘Los Blancos’ shënuan edhe tri herë, me anë të Karim Benzema (52′, 80′) e Gareth Bale (59′). Reali pas kësaj fitore është lider me gjashtë pikë pas dy xhirove. Like 0