Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se, siç thotë ai, populli do të deklarohet për të ardhmen e Kosovës, kështu që shtrohet pyetja se cili është qëndrimi i qytetarëve. Ekipi i televizionit Prva ka bërë një mini-referendum në rrugët e Beogradit, dhe janë ofruar tri mundësi për Kosovën – njohja e pavarësisë, konflikti i ngrirë dhe ndarja. Ja, disa nga përgjigjet e qytetarëve: “Konflikti i ngrirë, kurrfarë ndarje, ajo ka qenë gjithmonë tokë serbe”. “Jo pavarësisë, konflikt i ngrirë po. Ndarja pastaj, dhe të le të jetë ajo që është e jona”. “Nuk jam për asnjërën, Kosova është Serbi”. “Ndarja e Kosovës. Mendoj se është e komplikuar, pra as njohje, as konflikt. Mendoj se edhe njëri dhe tjetri mund të jetojnë dhe të gjejnë ndonjë zgjidhje, pasi kështu nuk ecën”, transmetojnë mediat serbe. Rezultatet e ekipit të Prva janë bërë në harmoni me anketat, të cilat tregojnë se madje 80 për qind e popullatës në Serbi nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës, ndërsa për ndarje do të pranonin 33 për qind e tyre. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
PVD: Shqiprim Arifi bënë rolin e avokatit të presidentit Vuçiq PAS PRESHEVËS, SHQIPRIM ARIFI E DO EDHE BUJANOCIN NËN NDIKIM TË TË VUÇIQIT – …