Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Rreth orës 21:30 të së dielës, pesë persona me uniforma të zeza e Kallashnikovë, kanë hyrë në familjën e Muadinve në Breznicë të Bujanocit, me ç’rast janë prezentuar si policë dhe kanë kërkuar të holla. Me një serbishte tejet të dobët, të armatosurit ishin me maska në fytyrë, e të vëshur me rrobe të zeza, u prezentuan se janë policë serbë dhe po kryejnë një bastisje, nga ku kërkuan të holla dhe sende me vlerë. Mirëpo, plaçkitësit, kishin të mbathur patika, gjë që, për familjarët Muadini, kuptohej se po bëhet fjalë për plaçkë të armatosur. Siç merrë vesh jo zyrtarisht Lugina-Lajm, plaçkitësit, kanë arritur të marrin një zingjir të arit, ndërsa përkundër presionit, atyre nuk i’u janë dorëzuar të holla. Ngjarja është lajmëruar në polici, dhe deri më tani, nuk ka asnjë dekleratë nga ana e zyrtarëve policor në Bujanoc./Lugina-Lajm/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ardita Sinani gjatë ditës së sotme priti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd, Sh.T. Ilir Boçka Kryetarja e degës së Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani gjatë ditës së sotme …