Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në mbledhjen e sotme të Shtabit për situata të jashtëzakonshme të Komunës së Bujanocit, u diskutua për gjendjen aktuale në vend, edhe pas heqjes së gjendjes të jashtëzakonshme dhe orës policore. Sipas drejtoreshës së shtëpisë së shëndetit, Lela Jovanoviq, gjendja mbetet e njejtë sa i përket të prekurve me COVID-19, në komunën tonë. “Deri tani kemi vetëm shtatë të infektuarë me koronavirus dhe lutem që kjo shifër të mbetet ashtu. Ambulanca e COVID-19, edhe më tej mbetet e fokusuar me punë por me një orar nga 9:00h deri në ora 17:00h” – tha Jovanoviq. Nga ana tjetër, Shtabi për situata të jashtëzakonshme, ka marrë vendim që të kthehet orari i plot i punës nga 07:00 deri në 15:00h në Administratën komunale dhe ndërmarrjet publike ku themelues është Kuvendi komunal i Bujanocit. Gjithashtu i’u kërkua Stacionit të Veterinarisë të vazhdojë dezifektimin e shkollave dhe objekteve të tjera. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Pas takimit të zyrtarëve amerikanë me Thaçin e Haradinajn, ambasadori Kosnett jep edhe një porosi Situata politike aktuale në Kosovë, me taksën e vendosur ndaj Serbisë dhe bllokimin e …