Stil & Trend Rreziku nga cigaret elektronike Nga Wikiliks U postua 16/09/2019 2 Min e Lexuar 0 0 398 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Të paktën 5 persona në SHBA kanë humbur jetën për shkak të një sëmundje serioze të mushkërive që lidhej me përdorimin e cigareve elektronike. Alarmi ka venë në shqetësim edhe ekspertët shqiptarë, të cilët kërkojnë kontroll mbi certifikimin e cigareve që hyjnë në Shqipëri. Cigaret elektronike po shihen si një rrezik serioz në jetën e qytetarëve. Në SHBA, 5 persona kanë humbur jetën për shkak të një sëmundje serioze të mushkërive që lidhej me përdorimin e cigareve elektronike. Alarmi ndërkombëtar në lidhje me rrezikun që sjell kjo cigare ka venë në shqetësim edhe ekspertët, të cilët kërkojnë kontroll mbi certifikimin e cigareve që hyjnë në Shqipëri. Roland Shuperka: Duhet të kalojnë një kontroll nga organet kompetente dhe për produktet e shishave dhe cigareve elektronike. Mjekët thonë se cigaret elektronike janë njëlloj të dëmshme sa edhe ato tradicionale. Mjeke: Cigarja elektronike e cila përmban shumë nikotinë ka rrezikun e lëndëve, që janë të dëmshme për shëndetin për faktin sepse bëjnë ndryshime të qelizës epiteliale të rrugëve ajrore. Gjë e cila është deri në ADN dhe është një nga elementët e kryesorë të nisjes së ndryshimit qelizor për sëmundjen e kancerit pulmonar. Shoqata Mjekësore Amerikane po bën thirrje që të shmanget përdorimi i cigareve elektronike, të cilat dyshohen si shkaktare e 450 rasteve të fundit me sëmundje mushkërish. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg viziton Sërbin Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në gjysmën e parë të tetori shkon …