Faqja Kryesore Botë Rritet numri i protestuesve të vrarë në Sudan

Rritet numri i protestuesve të vrarë në Sudan

2 Min e Lexuar
0
0
52

Numri i të vrarëve në Sudan është rritur në 60, thonë burime spitalore që kontrollohen nga opozita, derisa forcat paraushtarake kanë hyrë në brendi të kryeqytetit Kartum.

Numri i vdekjeve u bë publik pas dy ditësh trazira, të cilat filluan kur forcat e Këshillit Ushtarak të Përkohshëm (TMC) qëlluan mbi protestuesit e paarmatosur.

Ushtria është përballur me kritika ndërkombëtare për goditjen ndaj protestuesve.

Megjithatë, një përpjekje e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në OKB për të thirrur ushtrinë sudaneze për të punuar në gjetjen e një zgjidhjeje u bllokua nga Kina dhe Rusia.

Sudani është përfshirë nga trazirat e dhunshme, që nga fillimi i muajit prill kur gjeneralët e Ushtrisë njoftuan se e kanë rrëzuar presidentin, Omar al-Bashir nga pozita dhe se një Këshill Ushtarak do ta qeverisë vendin deri në zgjedhjet e ardhshme.

Mirëpo, protestuesit që deri në atë kohë kundërshtonin presidentin, Omar al –Bashir, vazhduan edhe më tutje protestat duke kërkuar transferimin e plotë të pushtetit te një qeveri civile.

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë