Pas asaj se qfar ndodhi në kuvendin komunal në Preshevë ku Rtv Aldit pas 13 viteve  ju ndërpre kontrata për transmetimin e drjetpërdrejt te seancave të kuvendit ka filluarë edhe një betej mes kryetarit të kuvendit dhe Rtv Aldit ku nga këta të fundit akuzohet se kryetari i kuvendit Sami Salihu ka rën në  konflikt interesi e që është edhe kundër ligjore.

Ky është reagimi i plotë i Rtv Aldit pas reagimit të Sami Salihut

Kundër përgjigje nga Rtv Aldi sa i përket arsyetimeve të individeve të LR-PDSH-së që po mundohet të sillën si viktima mbrenda pushtetit e që në fakt janë në pushtet dhe e kanë përgjegjësinë e barabartë me kryetarin e Komunës z.Shqiprim Arifin.

Edhe pse z.Sami Salihu nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare rreth situatës së krijuar për mos realizimin e përcjelljes së seancës, por përgjigje po japin klientela e tij me web faqen e cila është në pronësi të zv.kryeshefit të Komunës, njëherit bashkpartiak i z.Salihu, ku të njejtin portal para pak ditësh pushteti lokal e ka shpërblyer me një shumë prej 500.000,00 din. Kërkojmë që të na arsyetoni se cili ka qenë aktiviteti që keni realizuar me mjetet e marrura.

Duam të ju sqarojmë se nuk jeni të pa prekur sepse buxhetin nuk e bënë i vetëm kryetari i Komunës por e bënë bashkë me partnerin e koalicionit e që jeni ju z.Sami Saliu, dhe këtu keni përgjegjësi të barabartë.

Prandaj nuk mund të thuhet se z.Sami Salihu nuk ndanë mjete për media sepse është pjesë e koalicionit të përbashkët dhe se duhet të reflektojë që qytetarët ta kuptojnë të vërtetën e seancave se cfarë po ndodh dhe se është e pa drejtë të mbahet me dyer të mbylluara  ose përmes një web faqeje të një drejtori e që dirigjohet nga pushteti, e që një numër të madh të qytetarëve i ka bllokuar dhe që s’kanë mundësi ta përcjellin mbarëvajtjen e Seancës.

Mënyra se si e ndani ju buxhetin për informimin përpos që është konflikt interesi është edhe kundër ligjore, dikur financohej edhe Tv Presheva që fatkeqësisht shërbente vetëm si medium i pushtetit, tashmë shuhet ky medium dhe financohet një person i vetëm që shërben për ta lavdëruar pushtetin dhe për ti fyer qytetarët, aq me keq personi privat është drejtor i një istitucioni publik, pra me një fjalë pasuroni një njeri me parat e qytetarëve.

Prandaj z.Sami Saliu je përgjegjës i kësaj situate duke të llogaritur se je kryetar i një partie, por  nëse partia juaj është shkrirë në APN atëher mjafton përgjigjëja e kryetarit të APN-së.

Pasi jeni deklaruar se seancën mund ta përcjellni në Presheva.com, a ka mundësi të na tregoni se në cilën frekuencë televizive mundemi ta shohim këtë emitim sepse e kemi të pa mundur për ta gjetur.

E dimë se je pjesëmarrës i ndarjes së buxhetit, prandaj je i involvuar drejtpërdrejt dhe jep kontributin tënd edhe me gjërë, dhe mos u arsyeto se ti s’je pjesë e kësaj pune dhe mos u fsheh duke u arsyetuar si viktimë e kësaj situate, sepse i nderuar je kryetar i LR-PDSH-së dhe je kryetar i Kuvendit Komunal, por ju dhe partneri I juaj I koalicionit informimin e shihni si zëdhenës partiak.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme