Kryetari i Kuvendit Komunal Sami Salihu dhe i gurpit te qyetareve “LR” pas lajmit qe mori jehonë në komunën e Preshevës dhe më gjerë, për mos transmetimin e seancave të Kuvendit Komunal ka reagur permes portalit të zv.Kryeshefit Komunal.

Më poshtë e keni të plotë reagimin e Kryetarit të Kuvendit që iu eshte drejtuar mediumeve lokale konkretisht Rtv Aldit.

I nderuar medium RTV Aldi,

Ne, kemi qenë të bindur, se Ju, jeni të mirëinformuar se Kuvendi Komunal i Komunës së Preshevës si dhe vet Kryetari i tij, në kompetencat e saja sipas ligjeve në fuqi, nuk ka targen e ekzekutimit të buxhetit të Komunës së Preshevës. Kjo do të thotë që, Kryetari i Kuvendit, nuk ka autorizime ligjore, që në emër dhe për llogari të Kuvendit të nënshkruaj kontrata të çfaredo lloji, përfshirë këtu edhe transmetimin e seancave të Kuvendit.

Gjithashtu, Kuvendi Komunal, nuk ka llogarinë e saj të veçantë ku do të mund të bënte pagesa për shërbime. Kuvendi Komunal është pjesë e pushtetit lokal e që realizon të drejtat dhe obligimet brenda Komunës së Preshevës, si person juridik.

Gjithashtu, ju garantoj që Sami Salihu si Kryetar i Kuvendit, kërkon nga ju, por edhe nga çdo medium tjetër në Luginë, të jetë pjesë e punës së Kuvendit Komunal, me qëllim që puna e ketij institucionit të jetë sa më transparente.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme