Faqja Kryesore Botë Rusia dëbon 150 diplomatë, mes tyre priten edhe shqiptarë

Rusia dëbon 150 diplomatë, mes tyre priten edhe shqiptarë

1 Min e Lexuar
S'ka Komente
0
84

Rusia urdhëroi sot largimin nga vendi të 150 diplomatëve, 60 prej të cilëve janë amerikanë. Moska urdhëroi gjithashtu mbylljen e konsullatës amerikane në Shën Petërburg. Putin i përgjigjet perëndimit “me të njëjtën monedhë” që vetëm pak ditë më parë vendosi të dëbojë diplomatë rusë.

Lajmi u dha nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavorv, i cili shtoi se edhe për vendet e tjera u mor një vendim reciprociteti. Edhe Shqipëria largoi 2 diplomatë rusë nga Tirana. Ende nuk ka një konfirmim nëse mes 150 diplomatëve të larguar ka edhe shqiptarë, por gjasat janë të mëdha.