Faqja Kryesore Botë Rusia shënon mbi 10 mijë raste të koronavirusit për të katërtën ditë me radhë

Rusia shënon mbi 10 mijë raste të koronavirusit për të katërtën ditë me radhë

1 Min e Lexuar
0
0
76

Rusia i ka shënuar mbi 10 mijë raste të reja të koronavirusit për të katërtën ditë me radhë. Gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet u shënuan saktësisht 10,559 infektime.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 në shtetin me sipërfaqen më të madhe në botë shkoi në 165,929 persona, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 86 raste fatale dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 1,537, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht rastëve të reja, Rusia ende mbetet vend me numër të ulët të vdekjeve nga virusi i ri në krahasim me shtetet kryesore evropiane

Gjatë javëve të kaluara, tre mjekë rusë kanë kërcyer nga dritaret e spitaleve pasi u ankuan për presion në punë dhe akuza për përhapje të virusit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë