Botë Rusia thotë se BE-ja është e pafuqishme ta zgjidhë çështjen e Kosovës Nga Wikiliks U postua 20/12/2019 3 Min e Lexuar 0 0 23 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov ka kritikuar Bashkimin Evropian për mosefikasitetin në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Bashkimi Evropian ka treguar pafuqinë e saj në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ka thënë shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov. Ai për “Telegraf.rs” ka përkujtuar se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel është pezulluar dhe tani një periudhë të gjatë nuk shihen shenja për vazhdimin e tij, transmeton lajmi.net. “Aktualisht, nga një këndvështrim nuk shihen parakushtet për dinamikë të re në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Në Kosovë vazhdon të mbizotërojë kaosi pas zgjedhor dhe lufta për pushtet. Ndikimi ndërmjetësues i BE-së në masë të madhe është devalvuar”, deklaroi ai. Në pyetjen se cila është pengesa kryesore, Lavrov ka thënë se BE ende nuk është në gjendje të ketë ndikim mbi shqiptarët e Kosovës në mënyrë që ata të vihen nën presion për të pasur çasje konstruktime ndaj bisedimeve me Serbinë. “Për shembull, nga viti 2013, Prishtina saboton përmbushjen e obligimeve për krijimin e Komunave me shumicë serbe. Tash e më tepër se një vit nuk e kanë hequr taksën diskriminuese për mallrat serbe që e ka vendosur qeveria e Kosovës”, u shpreh ai, transmeton lajmi.net. Duke u përgjigjur në pyetjen se si Moska e sheh zgjidhjen e çështjes së Kosovës, shefi i diplomacisë ruse ka thënë se Rusia mbështetë arritjen e marrëveshjes e cila është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai ka shtuar se zgjidhja duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, ta ketë miratimin e Këshillit të Sigurimit sepse bëhet fjalë për sigurimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Lavrov ka thënë se Rusia do të pajtohet vetëm me një vendim ndaj të cilit do të jetë e kënaqur edhe Serbia. Like 0
Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov ka kritikuar Bashkimin Evropian për mosefikasitetin në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Bashkimi Evropian ka treguar pafuqinë e saj në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ka thënë shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov. Ai për “Telegraf.rs” ka përkujtuar se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel është pezulluar dhe tani një periudhë të gjatë nuk shihen shenja për vazhdimin e tij, transmeton lajmi.net. “Aktualisht, nga një këndvështrim nuk shihen parakushtet për dinamikë të re në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Në Kosovë vazhdon të mbizotërojë kaosi pas zgjedhor dhe lufta për pushtet. Ndikimi ndërmjetësues i BE-së në masë të madhe është devalvuar”, deklaroi ai. Në pyetjen se cila është pengesa kryesore, Lavrov ka thënë se BE ende nuk është në gjendje të ketë ndikim mbi shqiptarët e Kosovës në mënyrë që ata të vihen nën presion për të pasur çasje konstruktime ndaj bisedimeve me Serbinë. “Për shembull, nga viti 2013, Prishtina saboton përmbushjen e obligimeve për krijimin e Komunave me shumicë serbe. Tash e më tepër se një vit nuk e kanë hequr taksën diskriminuese për mallrat serbe që e ka vendosur qeveria e Kosovës”, u shpreh ai, transmeton lajmi.net. Duke u përgjigjur në pyetjen se si Moska e sheh zgjidhjen e çështjes së Kosovës, shefi i diplomacisë ruse ka thënë se Rusia mbështetë arritjen e marrëveshjes e cila është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai ka shtuar se zgjidhja duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, ta ketë miratimin e Këshillit të Sigurimit sepse bëhet fjalë për sigurimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Lavrov ka thënë se Rusia do të pajtohet vetëm me një vendim ndaj të cilit do të jetë e kënaqur edhe Serbia.
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shtetet e Bashkuara dërgojnë raketa të fuqishme në Oqeanin Paqësor Diku në Oqeanin Paqësor, anijet luftarake amerikane janë duke transportuar armë të reja, për …