Botë Rusia, Turqia e Irani zhvillojnë bisedime të reja për Sirinë Nga Wikiliks U postua 10/12/2019 2 Min e Lexuar 0 0 16 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Delegacionet e Turqisë, Iranit dhe Rusisë kanë arritur në kryeqytetin e Kazakistanit, Nur-Sultan, për bisedime trepalëshe që do të zgjasin dy ditë dhe që kanë të bëjnë me luftën në Siri. Këto negociata po zhvillohen me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të përhershme për luftën civile në Siri. Në bisedime po diskutohet edhe për hartimin e një kushtetute të re të Sirisë, tranzicionin politik, sigurinë dhe kthimin e refugjatëve në vendbanimet e tyre. I njohur si procesi i Astanës, takimi i parë i këtij formati ishte mbajtur në Turqi në janar të vitit 2017 për t’i mbështetur bisedimet e paqes në Gjenevë, ndërsa ky është rundi i 14-të i bisedimeve për Sirinë. Sanat Kushkumbaev, zëvendësdrejtor i Institutit Kazak për Studime Strategjike, tha se ky takim ka të bëjë me çështje teknike për pjesën veriore të Sirisë, rajonin e Idlibit dhe anët e lumit Eufrat. Ai shtoi: “Qëllimi i këtij takimi është zgjerimi i marrëveshjeve të kaluara për zonën e njëjtë, në drejtim të verilindjes. Kjo është një zonë e ndjeshme, ku ndodhën turqit, kurdët dhe mbetjet e Shtetit Islamik”, shkruan “Free Europe Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
10 Nëntor “Marshi për Bashkim” Meqë institucionet politike lokale dhe ato kosovare kan filluarë të veprojn për zgjidhjen e …