Teoritë konspirative po vazhdojnë të jenë prezentë në debatet televizive në Beograd. Së fundmi, një analist i këtij shteti ka dal me një teori rreth zhvendosjes së forcave amerikane nga Republika e Kosovës.

Publicisti serb, Dejan Luçiq, theksoi se Serbia pret që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump të tërheqë ushtrinë amerikane nga Bondsteel, transmeton Indeksonline

Ai theksoi se në të ardhmen e afërt rusët duhet ta marrin përsipër këtë bazë me rëndësi të madhe gjeo-strategjike.

Luçiç shprehu pikëpamjen e tij se Serbia midis dy karrigeve duhej të kërkonte Rusinë dhe ta justifikonte atë.

Video:

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme