Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Serbët të cilët jetojnë në veri të Mitrovicës e janë besnikë të pushtetit të Aleksander Vuçiqit, do të protestojnë sot përpara zyrave të EULEX-it në këtë qytet. Një protestë e tillë duket se po organizohet si kundërpërgjigje ndaj protestës kundër Qeverisë dhe pushtetit në Serbi që u mbajt të shtunën e kaluar. Megjithatë, arsye zyrtare e protestës thuhet të jetë plani i kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili po synon të bashkojë të dy pjesët e qytetit, shkruan N1, transmeton Gazeta Express. Ndërkohë, thirrje për t’iu bashkuar kësaj proteste i është bërë edhe spitalit të Mitrovicës dhe të gjithë qytetarëve serbë. Kundër protestës anti-Vuçiqit kishte reaguar Marko Gjuriq, i cili protestuesit i ka quajtur si përfitues dhe manipulues. E kjo deklaratë e Gjuriqit u pa si një kërcënim për organizatorët e protestës. Politikani serb, Marko Jaksic, kishte thënë se nëse do t’u ndodh diçka protestuesve, përgjegjësinë për një gjë të tillë do ta mbante Marko Gjuriqi. Protestën kundër Vuçiqit e ka dënuar gjithashtu edhe Lista Serbe e cila është dorë e zgjatur e pushtetit të Serbisë në Kosovë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Haliti: APN me kandidat të ri, po mentalitet të vjetër/njejtë! Ish këshilltari i nga rradhat e PVD-së Shpetim Haliti ka reaguar sot ndaj kandidatit …