Deklarata e ministrit të Mbrojtjes së Mali të Zi, Predrag Boshkoviq, se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ka nxitur reagime në Beograd.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i cili konsiderohet si eksponent radikal në Qeverinë e Ana Bërnabiqit, ka dhënë fjalë kritike ndaj Malit të Zi duke e quajtur tradhti dhe thikë pas shpine afërsinë me Prishtinën.

 

 

Sipas tij, futja e Malit të Zi në forcat e KFOR-it do të përputhet vetëm në bazë të rezolutës 1244, transmeton Indeksonline

“Anëtarët e misionit të KFOR-it duhet të jenë neutral ndaj statusit dhe për këtë arsye deklarata e ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi për mbështetjen e shtetit të Kosovës nuk është në përputhje me misionin e KFOR-it. Unë shpresoj se Mali i Zi e di se oficerët i ka dërguar në misionin e KFOR-it, e jo në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, është shprehur Vulin.

Ndryshe, Republika e Kosovës ka siguruar edhe një partnerë të rëndësishëm me Malin e Zi që rishtazi i është bashkuar Aleancës Veriatlantike, në kohën kur po i fuqizohet misioni Forcës së Sigurisë së Kosovës, drejtë transformimit të plotë në ushtri.

Ministri malazez, Predrag Boshkoviq gjatë vizitës së djeshme në vendin tonë deklaroi se si vend do të mundohen të përmirësojnë raportet mes shteteve fqinje dhe të udhëzojnë Kosovën për mënyrën e integrimit në Evropë dhe NATO.

“Të përmirësoj iniciativën tonë në integrimin në Evropë dhe NATO. Siç kemi pasur bashkëpunime me Bosnjen dhe vende tjera edhe me Kosovën, të jetë i mirëfilltë bashkëpunimi ynë në mënyrë që të ecim drejt BE, mali i zi është avokat i mirë i gjithë regjionit, se si duhet ky vend i Ballkanit të punojë për futjen në NATO, që të punojmë në reforma, ndryshimin e reformave”, është shprehur ai. /Indeksonline/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme