Botë SHBA-ja tërheq disa diplomatë nga Mianmari Nga Wikiliks U postua 31/03/2021 2 Min e Lexuar 0 0 59 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar një pjesë të stafit diplomatik në Mianmar (Birmani) të largohen nga vendi. Ushtria e këtij vendi ka rritur dhunën ndaj protestuesve që kundërshtojnë grusht shtetin. Departamenti i Shtetit përmes një deklarate njoftoi se vendimi për largimin e disa diplomatëve dhe familjeve të tyre është marrë “për shkak të COVID-19 si, trazirave civile dhe dhunës së armatosur”. Mianmari po përballet me protesta që nga 1 shkurti kur ushtria bëri grusht shtet dhe rrëzoi nga pushteti udhëheqësen civile, Aung San Suu Kyi. Protestuesit kërkojnë kthimin e një qeveria civile. Suu Kyi dhe liderët e tjerë të partisë së saj po mbahen në paraburgim. Protestat kundër juntës janë shtypur me forcë, duke çuar në vdekjen e të paktën 500 njerëzve, sipas një organizate monitoruese. Gjatë fundjavës, më shumë se 100 protestues u vranë në të gjithë vendin në ditën më të përgjakshme që kur ushtria mori pushtetin. Dhuna e kryer nga junta është dënuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe disa vende të tjera. Junta nuk është lëkundur pavarësisht kritikave ndërkombëtare dhe sanksioneve perëndimore. Udhëheqësit e juntës pretendojnë se zgjedhjet e mbajtura në nëntor të vitit 2020 ishin të manipuluara. Zgjedhjet u fituan me shumicë dërrmuese nga partia e Suu Kyi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
E bëri shqiponjën në mbështetje të Xhakës dhe Shaqirit, FIFA hap hetim edhe për Lichtsteinerin Zvicra është në ankth pas fitores së jashtëzakonshme ndaj serbëve. Serbët ishin duke udhëhequr …