Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shtetet e Bashkuara nuk janë të përqendruara në idenë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ushtruesi i detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara duan që Kosova dhe Serbia të gjejnë një rrugë përpara, që “do të sillte mundësi më të mira për njerëzit në Serbi, për njerëzit në Kosovë dhe për të gjithë rajonin”. “Nëse nuk ka marrëveshje, nuk lëvizni përpara”, paralajmëron Reeker. Radio Evropa e Lirë: Zoti Reeker, të nisim me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Shtetet e Bashkuara janë duke treguar një rol dhe interes të shtuar në këtë dialog. Çfarë dimensioni të ri mund t’i japin këtij procesi diplomatët Mathhew Palmer dhe Richard Grenell? Philip Reeker: Siç e dini, ne e kemi mbështetur dialogun Kosovë-Serbi nga fillimi. I kemi mbështetur përpjekjet e Bashkimit Evropian. Kemi tentuar të jemi partnerë në ato përpjekje. Dhe, mendoj se sekretari (amerikan i Shtetit, Mike) Pompeo e ka dëshmuar këtë me emërimin e Matthew Palmerit – një nga zëvendësit e mi – përfaqësues të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, për t’u përqendruar direkt në këtë çështje. Presidenti (amerikan, Donald) Trump e ka mbështetur këtë me emërimin e ambasadorit tonë në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të posaçëm të presidentit për negociatat paqësore midis Serbisë dhe Kosovës, për t’i shtuar dimension politik, për të treguar se ne besojmë se ky është një proces i rëndësishëm dhe se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka të mundur për ta ndihmuar këtë proces. Radio Evropa e Lirë: Ju keni qenë për kohë të gjatë i përfshirë në procesin e ndërmjetësimit midis Kosovës dhe Serbisë. Sa reale janë gjasat që këto dy vende të arrijnë marrëveshje paqësore? Philip Reeker: Besojmë se shanset janë reale. Besojmë se ka vullnet te të dyja palët. Më e rëndësishmja, ka një dëshirë të madhe te të gjithë njerëzit në rajon që të jetojnë në paqe, të gjejnë mënyra për të ecur përpara, me synimin për integrim të plotë në institucionet evropiane dhe transatlantike dhe për të gjetur mënyra për siguri më të mirë, për stabilitet dhe mirëqenie për të gjithë njerëzit në rajon. Unë besoj se kjo është ajo që duan ta shohin edhe udhëheqësit në Serbi, edhe në Kosovë. Çështja është gjetja e dinamikës së duhur, gjetja e zotësisë për të ecur përpara. Dhe, me këtë ka të bëjë e gjithë diplomacia. Radio Evropa e Lirë: Për më shumë se një vit tani, ideja e ndryshimit të kufijve është përfolur shumë në Kosovë. Sa është reale të pritet që Kosova dhe Serbia të pajtohen për kufi të ri? Philip Reeker: Unë mendoj se ato duhet të shohin se çfarë mund të bëjnë për të lëvizur përpara – jo të shkojnë me ndonjë nocion të paracaktuar – se si mund të jetë një marrëveshje e gjerë për paqe, si mund ta njohin njëra-tjetrën, si mund të punojnë për të gjetur mundësi më të mira për njerëzit e tyre. Kjo i përfshin mundësitë ekonomike që do të vijnë nga tejkalimi i dallimeve të caktuara, nga gjetja e mënyrave për të rritur tregtinë dhe për të tërhequr investime nga jashtë në rajon, edhe më shumë. Kjo është e ardhmja për të gjithë këta njerëz. Kjo është ajo që duan të mbështesin Shtetet e Bashkuara, (pra) atë që dy vendet mund ta bëjnë së bashku për të gjetur rrugën përpara, pa parakushte. Radio Evropa e Lirë: A e mbështesin Shtetet e Bashkuara idenë e ndryshimit të kufijve? Philip Reeker: Shtetet e Bashkuara e mbështesin bashkëpunimin e dy vendeve përmes dialogut, për të gjetur një rrugë përpara, që do të sillte mundësi më të mira për njerëzit në Serbi, për njerëzit në Kosovë, për të gjithë rajonin. Dhe kjo, sinqerisht, është mirë për Evropën dhe pastaj është mirë për ne, për familjen tonë të gjerë transatlantike, për të qenë në gjendje për të vazhduar (angazhimin) në një situatë më të qëndrueshme, më të sigurt. Kjo ka të bëjë me të ardhmen e të gjithë njerëzve në rajon dhe me brezat që do të vijnë. Radio Evropa e Lirë: Por, a jeni i shqetësuar me paralajmërimet se ndryshimi i mundshëm i kufijve midis Kosovës dhe Serbisë mund të ketë efekt domino në rajon? Philip Reeker: Mendoj se po këmbëngulni në idenë e ndryshimit të kufijve. Ne nuk jemi të përqendruar këtu. Jemi të përqendruar në atë që dy vendet të gjejnë rrugë përpara dhe të paracaktojnë ide për gjetjen e zgjidhjes. Nuk ka rrugë për ta bërë atë. Kupchan: Çështja e shkëmbimit të territoreve duhet të jetë në tavolinë të negociatave Mendoj se është një justifikim i të tjerëve për të mos ecur përpara, kur ata fokusohen në gjëra që imagjinojnë përpara se të ndodhin. Negociatat janë negociata. Dhe ky është kuptimi i dialogut: të ulesh dhe të bisedosh për mundësitë, për ndërtimin e besimit midis dy vendeve. Andaj, ne i kemi ofruar zyrat tona diplomatike, përfaqësuesin e posaçëm, të dërguarin e posaçëm të presidentit, për të ndihmuar në ndërtimin e kësaj dhe për të punuar me kolegët tanë evropianë, për ta lëvizur gjithë procesin dhe rajonin përpara, për një të ardhme më të mirë për secilin atje. Radio Evropa e Lirë: Zoti Reeker, ka spekulime për një lloj konference për paqe midis Kosovës dhe Serbisë, të organizuar nga Shtetet e Bashkuara. A po planifikon Uashingtoni diçka të tillë? Philip Reeker: Nuk jam në dijeni për ndonjë plan specifik. Varet nga dy palët se çfarë mund të bëjnë për të punuar së bashku. Së voni i kemi pasur zgjedhjet në Kosovë. Jemi duke pritur krijimin e qeverisë atje. Ky është qartazi një hap i rëndësishëm në hapat e ardhshëm të procesit. Procesi i dialogut ka qenë shumë i rëndësishëm në të kaluarën, për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve të caktuara. Duam t’i shohim të dyja vendet që kthehen në tryezë së bashku, në dialog. Radio Evropa e Lirë: A mund të presim ndonjë takim në Uashington? Philip Reeker: Nuk jam në dijeni për ndonjë takim në Uashington tani. Kam shumë takime në Uashington gjithë kohën. Ajo çfarë duhet të bëjnë dy palët, është të vendosin se si mund të lëvizin përpara. Ne po i ofrojmë zyrat tona dhe mbështetjen e diplomacisë amerikane, së bashku me Bashkimin Evropian, në mënyrë që dy vendet të lëvizin përpara në një agjendë që ato e kanë bërë prioritet. Radio Evropa e Lirë: Duket pak hipotetike, por nëse marrëveshja bllokohet, cilat do të ishin pasojat e vazhdimit të një lloj status quo-je në marrëdhëniet Kosovë-Serbi? Philip Reeker: Siç e thatë dhe ju, kjo është hipotetike. Andaj, përse shpenzojmë shumë kohë duke folur për (çështje) hipotetike? Nëse nuk ka marrëveshje, ju mbeteni në status quo dhe nuk lëvizni përpara. Vazhdoni të keni paqëndrueshmëri në një rajon që ka nevojë për më shumë qëndrueshmëri. Vazhdoni të lejoni që historia ta drejtojë të ardhmen, në vend se të shikoni kah e ardhmja dhe të bëni përpjekje të formoni një histori të re për rajonin – gjë që ne mendojmë se është shumë e mundshme. Mendoj se është koha për të ecur përpara, për të gjetur mënyra, nga të cilat njerëzit në Kosovë, njerëzit në Serbi, njerëzit në gjithë Ballkanin Perëndimor mund të kenë më shumë stabilitet dhe, rrjedhimisht, më shumë mundësi për mirëqenie. Për ta bërë këtë, duhet të keni siguri. Është e rëndësishme që njerëzit e rajonit ta pranojnë se duhet të jetojnë së bashku. Gjeografia është realitet. Fqinjtë janë fqinj. Kjo nuk do të ndryshojë. Kjo ka të bëjë me gjetjen e mënyrave për të lëvizur përpara dhe të shfrytëzohet ajo që po ofrohet, në kuptim të mbështetjes ndërkombëtare, për të gjetur zgjidhje dhe përparim në këtë kontest afatgjatë. Radio Evropa e Lirë: Le të kalojmë tani te një çështje tjetër – Bosnja dhe Hercegovina. Ky vend ka kaluar tashmë një vit pa qeveri shtetërore. Si mund të bëhet Bosnja shtet funksional? Philip Reeker: Mendoj se është e rëndësishme që njerëzit e Bosnje dhe Hercegovinës të dëgjohen nga udhëheqësit e tyre. Ata janë zgjedhur për të qeverisur, për të sjellë funksionalitet në Bosnje dhe Hercegovinë. Janë bërë gati 25 vjet prejse Marrëveshja e Dejtonit ka sjellë paqe në një situatë absolutisht të tmerrshme. Njerëzit mund të kenë harruar se sa e tmerrshme ka qenë lufta në Bosnje. Vërtet në zemër të Evropës keni pasur një luftë të tmerrshme, aq shumë vdekje, aq shumë mizori, eksode, migrime masive. Ne kemi gjetur rrugën për paqe përmes procesit të Dejtonit dhe tani, 25 vjet më vonë, është vërtet koha të lëvizet përpara dhe të bëhet (Bosnja) shtet më funksional. Ky është obligim i udhëheqësve në Bosnje dhe Hercegovinë, i të gjithë atyre. Këtë e mbështesin Shtetet e Bashkuara dhe ne duam të punojmë me partnerët tanë evropianë për ta promovuar këtë. Radio Evropa e Lirë: Sapo e përmendët Marrëveshjen e Dejtonit. Ajo ka qenë një kontribut i madh amerikan për paqen në Bosnje. Si do t’i komentonit thirrjet për ndryshimin e saj? Philip Reeker: Marrëveshja e Dejtonit është arritur për të sjellë paqe, për t’i dhënë fund asaj lufte të tmerrshme. Nuk është menduar kurrë të jetë një situatë e përhershme. Ajo çfarë na duhet është një vullnet nga të gjitha palët në Bosnje për të parë se çfarë mund të bëjnë, jo vetëm për ta bërë vendin më funksional, por edhe për të ofruar më shumë stabilitet, më shumë siguri, më shumë mirëqenie. Kjo është ajo që duan njerëzit. Lëvizja përpara në reformat që i ka inkurajuar komuniteti ndërkombëtar, përfitimi nga vullneti i mirë dhe mbështetja që Bosnje dhe Hercegovina ka nga shumë miq dhe partnerë (dhe) refuzimi i ndikimeve keqdashëse që duan të shohin përçarje në rajon, janë hapa të rëndësishëm, në të cilët është e përqendruar edhe diplomacia jonë. Radio Evropa e Lirë: Viti i ardhshëm do të jetë vit i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Vendimi për këto zgjedhje është marrë pasi Këshilli Evropian ka refuzuar të nisë bisedimet e pranimit me Shkupin dhe Tiranën, këtë muaj. Cili do të ishte mesazhi juaj për publikun maqedonas dhe partitë politike atje? Philip Reeker: Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të jashtëzakonshëm. Në Shtetet e Bashkuara kemi qenë shumë të lumtur javën e kaluar kur kemi parë Senatin amerikan që ka ratifikuar aplikimin e Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtare e plotë e NATO-s. Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarja e 30-të, aleatja e 30-të e organizatës transatlantike. Ky është një hap i jashtëzakonshëm. Ata kanë bërë reforma të mëdha, kanë bërë marrëveshje me fqinjët që u kanë mundësuar të lëvizin përpara. Ne tashmë i kemi parë rezultatet në Maqedoninë e Veriut, në kuptim të një sensi të ri të stabilitetit dhe sigurisë, që i rrit mundësitë dhe interesimin e investitorëve të huaj. Kjo është e rëndësishme. Ne jemi zhgënjyer – sekretari Pompeo e ka bërë këtë shumë të qartë – që Këshilli Evropian nuk i ka nisur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Perspektiva evropiane, ideja që njerëzit e këtyre vendeve evropiane duan t’i bashkohen Bashkimit Evropian, ka qenë një përbërës kryesor i politikës sonë të jashtme. Ne nuk jemi anëtarë të Bashkimit Evropian, por ne e kemi mbështetur këtë ide. Programet tona të ndihmës, diplomacia jonë i ka mbështetur përpjekjet për reforma që këto vende i kanë ndërmarrë për të lëvizur në atë drejtim. Ne besojmë se kjo është në interesin më të mirë të një vendi të rajonit dhe Evropës. Është zhgënjyese të shihen udhëheqës të caktuar me një lloj pikëpamjeje të shekullit 19 për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shpresojmë të jetë vetëm një pengesë e përkohshme (dhe) vendet do të kenë mundësi në pranverë, siç kanë thënë, për një vendim të ri që do të mundësonte hapjen e negociatave të pranimit. Ky, natyrisht se do të ishte vetëm fillimi i një procesi të gjatë, i një serie kapitujsh, nëpër të cilët kanë kaluar vendet e reja të Bashkimit Evropian, përpara tyre, për të zbatuar reformat e nevojshme, për t’u kualifikuar, për të përmbushur kërkesat e anëtarësisë në BE. Kam vënë re se Këshilli (Evropian) nuk ka kërkuar hapa të rinj, thjesht e ka shtyrë vendimin. E di se në Maqedoninë e Veriut po bëjnë hapa të mëdhenj në këtë drejtim. Ata janë të lumtur të shohin përparimin në procesin e NATO-s. Ne qartazi do ta njohim këtë kur udhëheqja e NATO-s të takohet në dhjetor dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim përpjekjet e tyre, edhe në Maqedoninë e Veriut, edhe në Shqipëri për të lëvizur drejt rrugës së BE-së. Radio Evropa e Lirë: A mendoni se vendimi negativ i Brukselit mund të ketë efekt negativ në rajon apo t’iu hapë dyert vendeve të tjera? Philip Reeker: Mendoj se është e rëndësishme që ky proces që Bashkimi Evropian dhe vendet e tij anëtare e kanë inkurajuar tash e sa dekada, nuk duhet të hidhet në dyshim. Këto janë vende evropiane dhe SHBA-ja e mbështet një Evropë të tërë, të lirë, në paqe dhe prosperuese – si pjesë e politikës sonë të jashtme – që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Ne po festojmë 70-vjetorin e NATO-s. NATO-ja ka qenë qartazi një çelës i rëndësishëm për arritjen e stabilitetit, fillimisht në Evropën Perëndimore, gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, dhe pastaj, pas adaptimit në periudhën e pas Luftës së Ftohtë, me anëtarë të rinj, me zgjerim të partneriteteve me të tjerë, si aleancë mbrojtëse. Ky ka qenë një çelës i rëndësishëm për të pasur një nivel sigurie, që e ka mundësuar këtë periudhë të paprecedentë të prosperitetit në Evropë. Kjo është një gjë me të cilën krenohemi. Është mirë për Shtetet e Bashkuara, është mirë për evropianët. Derisa e festojmë këtë përvjetor dhe kujtojmë se çfarë kemi bërë së bashku, ne besojmë se duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Ka të tillë që duan të ndërhyjnë në vendet e Ballkanit Perëndimor, thjesht për të krijuar paqëndrueshmëri. Ka të tillë që nuk duan të shohin stabilitet, sepse i ndikon interesat e tyre negativë. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim njerëzit e rajonit që duan të lëvizin përpara për një të ardhme më të mirë. Radio Evropa e Lirë: Zoti Palmer ka thënë javën e kaluar se mungesa e vendimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mund t’ia hapë dyert Rusisë. A jeni të shqetësuar? Philip Reeker: Mendoj se është shqetësim. E kemi parë ndikimin keqdashës përpara në rajon. Këto vende (në Ballkanin Perëndimor) e kanë deklaruar qartazi se drejtimi që duan të marrin është Perëndimi. Ato janë pjesë e Evropës dhe duan të jenë pjesë e institucioneve dhe e organizatave që e përbëjnë Evropën dhe mundësojnë mirëqenie më të madhe, kohezion më të madh. Ato kanë bërë hapa të rëndësishëm në tejkalimin e dallimeve me fqinjët – ky është hapi i parë – dhe në ndërmarrjen e reformave të nevojshme për t’u kualifikuar, thjesht për të hapur procesin e pranimit, i cili pastaj do të zgjasë derisa të përmbyllet secili kapitull. Por, ky është proces pozitiv. Ne besojmë se ato meritojnë përgjigje pozitive, pasi të bëjnë saktësisht atë që u është kërkuar të bëjnë dhe t’i përmbushin kushtet e nevojshme për të lëvizur përpara. Radio Evropa e Lirë: Sipas jush, ku është ndikimi më i madh rus në rajon? Philip Reeker: Varet nga pikëpamjet e të tjerëve se si duan ta shohin këtë. Rusia është një vend që ka marrëdhënie në rajon dhe ne e pranojmë këtë. Edhe ne duam të kemi marrëdhënie më të mira me Rusinë. Kam qenë në Moskë dhe kam bërë përpjekje të bisedoj për atë se ku mund t’i ndërtojmë marrëdhëniet tona. Kemi shumë sfida. Një nga vendet më të dukshme, ku shihet ndikimi keqdashës i Rusisë, është Ukraina. Rusia e ka pushtuar këtë vend, ka vazhduar (të mbështesë) vazhdimin e luftës në pjesën lindore të Ukrainës. Mijëra njerëz kanë vdekur. Ata (rusët) kanë ndërmarrë obligime përmes Procesit të Minskut për të gjetur një rrugë përpara dhe nuk i kanë zbatuar. Ne duam ta shohim këtë. Rusët po paguajnë çmim për këtë, për veprimet e qeverisë së tyre. Ky lloj i ndikimit keqdashës është diçka që nuk duam ta shohim në pjesë të tjera të Evropës dhe sigurisht jo në Ballkanin Perëndimor. Like 0
Shtetet e Bashkuara nuk janë të përqendruara në idenë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ushtruesi i detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara duan që Kosova dhe Serbia të gjejnë një rrugë përpara, që “do të sillte mundësi më të mira për njerëzit në Serbi, për njerëzit në Kosovë dhe për të gjithë rajonin”. “Nëse nuk ka marrëveshje, nuk lëvizni përpara”, paralajmëron Reeker. Radio Evropa e Lirë: Zoti Reeker, të nisim me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Shtetet e Bashkuara janë duke treguar një rol dhe interes të shtuar në këtë dialog. Çfarë dimensioni të ri mund t’i japin këtij procesi diplomatët Mathhew Palmer dhe Richard Grenell? Philip Reeker: Siç e dini, ne e kemi mbështetur dialogun Kosovë-Serbi nga fillimi. I kemi mbështetur përpjekjet e Bashkimit Evropian. Kemi tentuar të jemi partnerë në ato përpjekje. Dhe, mendoj se sekretari (amerikan i Shtetit, Mike) Pompeo e ka dëshmuar këtë me emërimin e Matthew Palmerit – një nga zëvendësit e mi – përfaqësues të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, për t’u përqendruar direkt në këtë çështje. Presidenti (amerikan, Donald) Trump e ka mbështetur këtë me emërimin e ambasadorit tonë në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të posaçëm të presidentit për negociatat paqësore midis Serbisë dhe Kosovës, për t’i shtuar dimension politik, për të treguar se ne besojmë se ky është një proces i rëndësishëm dhe se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka të mundur për ta ndihmuar këtë proces. Radio Evropa e Lirë: Ju keni qenë për kohë të gjatë i përfshirë në procesin e ndërmjetësimit midis Kosovës dhe Serbisë. Sa reale janë gjasat që këto dy vende të arrijnë marrëveshje paqësore? Philip Reeker: Besojmë se shanset janë reale. Besojmë se ka vullnet te të dyja palët. Më e rëndësishmja, ka një dëshirë të madhe te të gjithë njerëzit në rajon që të jetojnë në paqe, të gjejnë mënyra për të ecur përpara, me synimin për integrim të plotë në institucionet evropiane dhe transatlantike dhe për të gjetur mënyra për siguri më të mirë, për stabilitet dhe mirëqenie për të gjithë njerëzit në rajon. Unë besoj se kjo është ajo që duan ta shohin edhe udhëheqësit në Serbi, edhe në Kosovë. Çështja është gjetja e dinamikës së duhur, gjetja e zotësisë për të ecur përpara. Dhe, me këtë ka të bëjë e gjithë diplomacia. Radio Evropa e Lirë: Për më shumë se një vit tani, ideja e ndryshimit të kufijve është përfolur shumë në Kosovë. Sa është reale të pritet që Kosova dhe Serbia të pajtohen për kufi të ri? Philip Reeker: Unë mendoj se ato duhet të shohin se çfarë mund të bëjnë për të lëvizur përpara – jo të shkojnë me ndonjë nocion të paracaktuar – se si mund të jetë një marrëveshje e gjerë për paqe, si mund ta njohin njëra-tjetrën, si mund të punojnë për të gjetur mundësi më të mira për njerëzit e tyre. Kjo i përfshin mundësitë ekonomike që do të vijnë nga tejkalimi i dallimeve të caktuara, nga gjetja e mënyrave për të rritur tregtinë dhe për të tërhequr investime nga jashtë në rajon, edhe më shumë. Kjo është e ardhmja për të gjithë këta njerëz. Kjo është ajo që duan të mbështesin Shtetet e Bashkuara, (pra) atë që dy vendet mund ta bëjnë së bashku për të gjetur rrugën përpara, pa parakushte. Radio Evropa e Lirë: A e mbështesin Shtetet e Bashkuara idenë e ndryshimit të kufijve? Philip Reeker: Shtetet e Bashkuara e mbështesin bashkëpunimin e dy vendeve përmes dialogut, për të gjetur një rrugë përpara, që do të sillte mundësi më të mira për njerëzit në Serbi, për njerëzit në Kosovë, për të gjithë rajonin. Dhe kjo, sinqerisht, është mirë për Evropën dhe pastaj është mirë për ne, për familjen tonë të gjerë transatlantike, për të qenë në gjendje për të vazhduar (angazhimin) në një situatë më të qëndrueshme, më të sigurt. Kjo ka të bëjë me të ardhmen e të gjithë njerëzve në rajon dhe me brezat që do të vijnë. Radio Evropa e Lirë: Por, a jeni i shqetësuar me paralajmërimet se ndryshimi i mundshëm i kufijve midis Kosovës dhe Serbisë mund të ketë efekt domino në rajon? Philip Reeker: Mendoj se po këmbëngulni në idenë e ndryshimit të kufijve. Ne nuk jemi të përqendruar këtu. Jemi të përqendruar në atë që dy vendet të gjejnë rrugë përpara dhe të paracaktojnë ide për gjetjen e zgjidhjes. Nuk ka rrugë për ta bërë atë. Kupchan: Çështja e shkëmbimit të territoreve duhet të jetë në tavolinë të negociatave Mendoj se është një justifikim i të tjerëve për të mos ecur përpara, kur ata fokusohen në gjëra që imagjinojnë përpara se të ndodhin. Negociatat janë negociata. Dhe ky është kuptimi i dialogut: të ulesh dhe të bisedosh për mundësitë, për ndërtimin e besimit midis dy vendeve. Andaj, ne i kemi ofruar zyrat tona diplomatike, përfaqësuesin e posaçëm, të dërguarin e posaçëm të presidentit, për të ndihmuar në ndërtimin e kësaj dhe për të punuar me kolegët tanë evropianë, për ta lëvizur gjithë procesin dhe rajonin përpara, për një të ardhme më të mirë për secilin atje. Radio Evropa e Lirë: Zoti Reeker, ka spekulime për një lloj konference për paqe midis Kosovës dhe Serbisë, të organizuar nga Shtetet e Bashkuara. A po planifikon Uashingtoni diçka të tillë? Philip Reeker: Nuk jam në dijeni për ndonjë plan specifik. Varet nga dy palët se çfarë mund të bëjnë për të punuar së bashku. Së voni i kemi pasur zgjedhjet në Kosovë. Jemi duke pritur krijimin e qeverisë atje. Ky është qartazi një hap i rëndësishëm në hapat e ardhshëm të procesit. Procesi i dialogut ka qenë shumë i rëndësishëm në të kaluarën, për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve të caktuara. Duam t’i shohim të dyja vendet që kthehen në tryezë së bashku, në dialog. Radio Evropa e Lirë: A mund të presim ndonjë takim në Uashington? Philip Reeker: Nuk jam në dijeni për ndonjë takim në Uashington tani. Kam shumë takime në Uashington gjithë kohën. Ajo çfarë duhet të bëjnë dy palët, është të vendosin se si mund të lëvizin përpara. Ne po i ofrojmë zyrat tona dhe mbështetjen e diplomacisë amerikane, së bashku me Bashkimin Evropian, në mënyrë që dy vendet të lëvizin përpara në një agjendë që ato e kanë bërë prioritet. Radio Evropa e Lirë: Duket pak hipotetike, por nëse marrëveshja bllokohet, cilat do të ishin pasojat e vazhdimit të një lloj status quo-je në marrëdhëniet Kosovë-Serbi? Philip Reeker: Siç e thatë dhe ju, kjo është hipotetike. Andaj, përse shpenzojmë shumë kohë duke folur për (çështje) hipotetike? Nëse nuk ka marrëveshje, ju mbeteni në status quo dhe nuk lëvizni përpara. Vazhdoni të keni paqëndrueshmëri në një rajon që ka nevojë për më shumë qëndrueshmëri. Vazhdoni të lejoni që historia ta drejtojë të ardhmen, në vend se të shikoni kah e ardhmja dhe të bëni përpjekje të formoni një histori të re për rajonin – gjë që ne mendojmë se është shumë e mundshme. Mendoj se është koha për të ecur përpara, për të gjetur mënyra, nga të cilat njerëzit në Kosovë, njerëzit në Serbi, njerëzit në gjithë Ballkanin Perëndimor mund të kenë më shumë stabilitet dhe, rrjedhimisht, më shumë mundësi për mirëqenie. Për ta bërë këtë, duhet të keni siguri. Është e rëndësishme që njerëzit e rajonit ta pranojnë se duhet të jetojnë së bashku. Gjeografia është realitet. Fqinjtë janë fqinj. Kjo nuk do të ndryshojë. Kjo ka të bëjë me gjetjen e mënyrave për të lëvizur përpara dhe të shfrytëzohet ajo që po ofrohet, në kuptim të mbështetjes ndërkombëtare, për të gjetur zgjidhje dhe përparim në këtë kontest afatgjatë. Radio Evropa e Lirë: Le të kalojmë tani te një çështje tjetër – Bosnja dhe Hercegovina. Ky vend ka kaluar tashmë një vit pa qeveri shtetërore. Si mund të bëhet Bosnja shtet funksional? Philip Reeker: Mendoj se është e rëndësishme që njerëzit e Bosnje dhe Hercegovinës të dëgjohen nga udhëheqësit e tyre. Ata janë zgjedhur për të qeverisur, për të sjellë funksionalitet në Bosnje dhe Hercegovinë. Janë bërë gati 25 vjet prejse Marrëveshja e Dejtonit ka sjellë paqe në një situatë absolutisht të tmerrshme. Njerëzit mund të kenë harruar se sa e tmerrshme ka qenë lufta në Bosnje. Vërtet në zemër të Evropës keni pasur një luftë të tmerrshme, aq shumë vdekje, aq shumë mizori, eksode, migrime masive. Ne kemi gjetur rrugën për paqe përmes procesit të Dejtonit dhe tani, 25 vjet më vonë, është vërtet koha të lëvizet përpara dhe të bëhet (Bosnja) shtet më funksional. Ky është obligim i udhëheqësve në Bosnje dhe Hercegovinë, i të gjithë atyre. Këtë e mbështesin Shtetet e Bashkuara dhe ne duam të punojmë me partnerët tanë evropianë për ta promovuar këtë. Radio Evropa e Lirë: Sapo e përmendët Marrëveshjen e Dejtonit. Ajo ka qenë një kontribut i madh amerikan për paqen në Bosnje. Si do t’i komentonit thirrjet për ndryshimin e saj? Philip Reeker: Marrëveshja e Dejtonit është arritur për të sjellë paqe, për t’i dhënë fund asaj lufte të tmerrshme. Nuk është menduar kurrë të jetë një situatë e përhershme. Ajo çfarë na duhet është një vullnet nga të gjitha palët në Bosnje për të parë se çfarë mund të bëjnë, jo vetëm për ta bërë vendin më funksional, por edhe për të ofruar më shumë stabilitet, më shumë siguri, më shumë mirëqenie. Kjo është ajo që duan njerëzit. Lëvizja përpara në reformat që i ka inkurajuar komuniteti ndërkombëtar, përfitimi nga vullneti i mirë dhe mbështetja që Bosnje dhe Hercegovina ka nga shumë miq dhe partnerë (dhe) refuzimi i ndikimeve keqdashëse që duan të shohin përçarje në rajon, janë hapa të rëndësishëm, në të cilët është e përqendruar edhe diplomacia jonë. Radio Evropa e Lirë: Viti i ardhshëm do të jetë vit i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Vendimi për këto zgjedhje është marrë pasi Këshilli Evropian ka refuzuar të nisë bisedimet e pranimit me Shkupin dhe Tiranën, këtë muaj. Cili do të ishte mesazhi juaj për publikun maqedonas dhe partitë politike atje? Philip Reeker: Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të jashtëzakonshëm. Në Shtetet e Bashkuara kemi qenë shumë të lumtur javën e kaluar kur kemi parë Senatin amerikan që ka ratifikuar aplikimin e Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtare e plotë e NATO-s. Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarja e 30-të, aleatja e 30-të e organizatës transatlantike. Ky është një hap i jashtëzakonshëm. Ata kanë bërë reforma të mëdha, kanë bërë marrëveshje me fqinjët që u kanë mundësuar të lëvizin përpara. Ne tashmë i kemi parë rezultatet në Maqedoninë e Veriut, në kuptim të një sensi të ri të stabilitetit dhe sigurisë, që i rrit mundësitë dhe interesimin e investitorëve të huaj. Kjo është e rëndësishme. Ne jemi zhgënjyer – sekretari Pompeo e ka bërë këtë shumë të qartë – që Këshilli Evropian nuk i ka nisur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Perspektiva evropiane, ideja që njerëzit e këtyre vendeve evropiane duan t’i bashkohen Bashkimit Evropian, ka qenë një përbërës kryesor i politikës sonë të jashtme. Ne nuk jemi anëtarë të Bashkimit Evropian, por ne e kemi mbështetur këtë ide. Programet tona të ndihmës, diplomacia jonë i ka mbështetur përpjekjet për reforma që këto vende i kanë ndërmarrë për të lëvizur në atë drejtim. Ne besojmë se kjo është në interesin më të mirë të një vendi të rajonit dhe Evropës. Është zhgënjyese të shihen udhëheqës të caktuar me një lloj pikëpamjeje të shekullit 19 për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shpresojmë të jetë vetëm një pengesë e përkohshme (dhe) vendet do të kenë mundësi në pranverë, siç kanë thënë, për një vendim të ri që do të mundësonte hapjen e negociatave të pranimit. Ky, natyrisht se do të ishte vetëm fillimi i një procesi të gjatë, i një serie kapitujsh, nëpër të cilët kanë kaluar vendet e reja të Bashkimit Evropian, përpara tyre, për të zbatuar reformat e nevojshme, për t’u kualifikuar, për të përmbushur kërkesat e anëtarësisë në BE. Kam vënë re se Këshilli (Evropian) nuk ka kërkuar hapa të rinj, thjesht e ka shtyrë vendimin. E di se në Maqedoninë e Veriut po bëjnë hapa të mëdhenj në këtë drejtim. Ata janë të lumtur të shohin përparimin në procesin e NATO-s. Ne qartazi do ta njohim këtë kur udhëheqja e NATO-s të takohet në dhjetor dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim përpjekjet e tyre, edhe në Maqedoninë e Veriut, edhe në Shqipëri për të lëvizur drejt rrugës së BE-së. Radio Evropa e Lirë: A mendoni se vendimi negativ i Brukselit mund të ketë efekt negativ në rajon apo t’iu hapë dyert vendeve të tjera? Philip Reeker: Mendoj se është e rëndësishme që ky proces që Bashkimi Evropian dhe vendet e tij anëtare e kanë inkurajuar tash e sa dekada, nuk duhet të hidhet në dyshim. Këto janë vende evropiane dhe SHBA-ja e mbështet një Evropë të tërë, të lirë, në paqe dhe prosperuese – si pjesë e politikës sonë të jashtme – që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Ne po festojmë 70-vjetorin e NATO-s. NATO-ja ka qenë qartazi një çelës i rëndësishëm për arritjen e stabilitetit, fillimisht në Evropën Perëndimore, gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, dhe pastaj, pas adaptimit në periudhën e pas Luftës së Ftohtë, me anëtarë të rinj, me zgjerim të partneriteteve me të tjerë, si aleancë mbrojtëse. Ky ka qenë një çelës i rëndësishëm për të pasur një nivel sigurie, që e ka mundësuar këtë periudhë të paprecedentë të prosperitetit në Evropë. Kjo është një gjë me të cilën krenohemi. Është mirë për Shtetet e Bashkuara, është mirë për evropianët. Derisa e festojmë këtë përvjetor dhe kujtojmë se çfarë kemi bërë së bashku, ne besojmë se duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Ka të tillë që duan të ndërhyjnë në vendet e Ballkanit Perëndimor, thjesht për të krijuar paqëndrueshmëri. Ka të tillë që nuk duan të shohin stabilitet, sepse i ndikon interesat e tyre negativë. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim njerëzit e rajonit që duan të lëvizin përpara për një të ardhme më të mirë. Radio Evropa e Lirë: Zoti Palmer ka thënë javën e kaluar se mungesa e vendimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mund t’ia hapë dyert Rusisë. A jeni të shqetësuar? Philip Reeker: Mendoj se është shqetësim. E kemi parë ndikimin keqdashës përpara në rajon. Këto vende (në Ballkanin Perëndimor) e kanë deklaruar qartazi se drejtimi që duan të marrin është Perëndimi. Ato janë pjesë e Evropës dhe duan të jenë pjesë e institucioneve dhe e organizatave që e përbëjnë Evropën dhe mundësojnë mirëqenie më të madhe, kohezion më të madh. Ato kanë bërë hapa të rëndësishëm në tejkalimin e dallimeve me fqinjët – ky është hapi i parë – dhe në ndërmarrjen e reformave të nevojshme për t’u kualifikuar, thjesht për të hapur procesin e pranimit, i cili pastaj do të zgjasë derisa të përmbyllet secili kapitull. Por, ky është proces pozitiv. Ne besojmë se ato meritojnë përgjigje pozitive, pasi të bëjnë saktësisht atë që u është kërkuar të bëjnë dhe t’i përmbushin kushtet e nevojshme për të lëvizur përpara. Radio Evropa e Lirë: Sipas jush, ku është ndikimi më i madh rus në rajon? Philip Reeker: Varet nga pikëpamjet e të tjerëve se si duan ta shohin këtë. Rusia është një vend që ka marrëdhënie në rajon dhe ne e pranojmë këtë. Edhe ne duam të kemi marrëdhënie më të mira me Rusinë. Kam qenë në Moskë dhe kam bërë përpjekje të bisedoj për atë se ku mund t’i ndërtojmë marrëdhëniet tona. Kemi shumë sfida. Një nga vendet më të dukshme, ku shihet ndikimi keqdashës i Rusisë, është Ukraina. Rusia e ka pushtuar këtë vend, ka vazhduar (të mbështesë) vazhdimin e luftës në pjesën lindore të Ukrainës. Mijëra njerëz kanë vdekur. Ata (rusët) kanë ndërmarrë obligime përmes Procesit të Minskut për të gjetur një rrugë përpara dhe nuk i kanë zbatuar. Ne duam ta shohim këtë. Rusët po paguajnë çmim për këtë, për veprimet e qeverisë së tyre. Ky lloj i ndikimit keqdashës është diçka që nuk duam ta shohim në pjesë të tjera të Evropës dhe sigurisht jo në Ballkanin Perëndimor.
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kurti konfirmon se draft-statuti i parë i Asociacionit u refuzua: Unë propozova një draft-vizion Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se e ka refuzuar draft-statutin e prezantuar …