Faqja Kryesore Botë Sërish gjenden emigrantë në një kamion frigoriferik

Sërish gjenden emigrantë në një kamion frigoriferik

1 Min e Lexuar
0
0
21
Dymbëdhjetë migrantë, nga të cilët 11 sirianë dhe një sudanez, u gjetën të fshehur në një kamion frigoriferik që transportonte fruta e perime, dje në Belgjikë, vetëm pak ditë pas zbulimit të 39 migrantëve të vdekur në një kamion të tillë, u raportua nga policia federale belge.

Policia u njoftua nga shoferi i kamionit, që kishte dyshuar për praninë e migrantëve në automjet.

Belgjika është një rrugë e njohur transiti për emigrantët dhe rrjetet e trafikantëve, që kërkojnë të përfitojnë nga afërsia e saj me Britaninë e Madhe.

Shumicën e herëve, emigrantët e paligjshëm, që kërkojnë të kalojnë La- Manshin, drejtohen nga kontrabandistët nëpër parkingjet e autostradës, ku përpiqen të fshihen natën në kamionë që shkojnë drejt Britanisë së Madhe.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë