Faqja Kryesore Botë SHBA raporton rreth 2 mijë e 500 raste me variantet e reja të COVID-19

SHBA raporton rreth 2 mijë e 500 raste me variantet e reja të COVID-19

2 Min e Lexuar
0
0
20

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar të paktën 2,463 raste të varianteve të koronavirusit që janë parë për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut dhe Brazil, sipas Qendrave të SHBA’së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, raporton CNN, transmeton Gazeta Express.

CDC paralajmëroi se këto shifra nuk përfaqësojnë numrin e përgjithshëm të rasteve të tilla që qarkullojnë në të gjithë vendin, vetëm ato që janë zbuluar duke analizuar mostrat pozitive.

Varianti i Mbretërisë së Bashkuar:

Shumica dërrmuese e këtyre rasteve, 2,400, janë varianti më ngjitës i njohur si B.1.1.7, i cili u zbulua fillimisht në MB.

Ky variant është gjetur në 44 shtete, Porto Riko dhe Uashington, DC. Rreth një e katërta janë në Florida.

Varianti i Afrikës së Jugut:

Ka 53 raste të variantit B.1.351, parë për herë të parë në Afrikën e Jugut, raportuar në 15 shtete dhe Uashington, DC.

Varianti i Brazilit:

Së fundmi, 10 raste të variantit P.1 të lidhur së pari me Brazilin janë zbuluar në pesë shtete të SHBA.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë