Faqja Kryesore Botë Shkelet marrëveshja e armëpushimit në Siri

Shkelet marrëveshja e armëpushimit në Siri

2 Min e Lexuar
0
0
25

Pjesa veriperëndimore e Sirisë është goditur nga sulmet ajrore për herë të parë pas shpalljes së një armëpushimi para dhjetë ditësh. Lajmin e bënë të ditur një organizatë monitoruese e luftës dhe një zëdhënës i rebelëve.

Forcat qeveritare siriane dhe aleatët e tyre rusë arritën marrëveshje të njëanshme për armëpushim më 31 gusht në Idlibin e kontrolluar nga opozita. Një marrëveshje për armëpushim në këtë zonë ishte arritur me ndërmjetësim edhe para dy vjetësh.

Nga 31 gushti, sulmet e vazhdueshme ajrore nga aeroplanët luftarakë rusë dhe sirianë janë ndërprerë, ndonëse ka pasur luftime tokësore dhe shpërthime bombash.

Shtetet e Bashkuara thanë se forcat e tyre kanë kryer sulme kundër një qendre të grupt al-Qaeda në Idlib pikërisht në ditën kur armëpushimi kishte hyrë në fuqi.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britani të Madhe, tha se aeroplanët i kanë kryer dy valë sulmesh në malin “Jabal al-Akrad”, afër bregdetit perëndimor të Latakias.

Nuk është e qartë nëse këto sulme janë shenjë e rikthimit të sulmeve ajrore nga forcat ruse dhe siriane.

Mohammad Rashi, zëdhënës i grupit “Jaish al-Nasr”, tha se sulmet janë kryer nga aeroplanët rusë dhe janë të parat që nga fillimi i armëpushimit, shkruan “Reuters”

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë