Të mërkurën sytë e opinionit të futbollit në vend drejtohen ka stadiumi i qytetit në Tetovë, që sjell sfidën e çerekfinales së Kupës kundër Vardarit. Kjo do të jetë një betejë e madhe. 

 

Stadiumi i qytetit në Tetovë sot duhet të jetë përplot me spektatorë në mbështetje të skuadrës drejt vazhdimit të rrugëtimit në Kupën e Maqedonisë. Shkëndija është gati për të kërkuar gjysmëfinalen e Kupës, pasi sot e pret Vardarin në takimin e kthimit të fazës çerekfinale. Barazimi 1:1 nga ndeshja e parë në Shkup vendos kuqezinjtë  në pozitë më të mirë, për më shumë që dominuan këtë transfertë dhe humbën shumë mundësi për të siguruar kualifikimin që pas 90-të minutave të para.

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë dërgon apele që para ndeshjes së sotme mes Shkëndisë nga Tetova dhe Vardarit nga Shkupi që do të luhet në fillin të orës 14 në studionin e qytetit të Tetovës:

Nuk do të pranohen fëmijë të vegjël për të parë ndeshjen pa prindërin ose ndonjë shoqërues tjetër më të madh. Gjithashtu, nuk lejohet hyrja me piroteknikë dhe mjete të tjera që mund të rrezikojnë paqen dhe sigurinë e të gjithë atyre që do të ndjekin ndeshjen në stadium, siç transmetojn mediat nga Maqedonia.

Tifozëve u apelohet që të përmbahen nga fyerjet dhe sjelljet e panevojshme para, gjatë dhe pas ndeshjes, domethënë të mos iniciojnë ose të marrin pjesë drejtpërdrejtë në incidente dhe shkelje të tjera të rendit dhe qetësisë publike.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport