Kryetari  Shaip Kamberi priti sot në kabinetin e tij gjithë veteranët e arsimit  shqip në komunën e Bujnaocit , kryetari Kamberi theksoi se ëshë knaqësi e veqantë kur je në mesin e tyre dhe të ndjehesh i barabart me ta.

Kryetari Kamberi deklaroi se ka ende punë për t’u bërë që të arrihen aspiratat tona , ka përparime nuk mundemi me thënë qe s’është bërë asgjë në këtë drejtim, sepse tani më gjitha shkollat shqipe i plotsojnë kushtet në krahasim me të kaluarën dhe duhet të jetë një motiv dhe vullnet më i madh për mësimdhënsit dhe nxënësit.

Ndërsa, në anën tjetër veteranët e arsimit ishin mjaftë të kënaqur dhe shumë mirënjohës ndaj Kryetarit Kamberi për ftesën që i bëri dh ju mundsoi që sot të gjithë së bashku të japin edhe mesazhe për gjenerata e reja.

Në fund të takimit kryetari Kamberi ndau dhurata për gjithë veteranët e Arsimit shqip në komunën e Bujanocit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme