Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Dy grafite janë vendosur në Prishtinë, pas takimit të presidentit Thaçi me homologun e tij rus, Vladimir Putin. “Shokë për interesa”, është kuptimi i grafitit të dytë që është vendosur në Prishtinë, kundrejt grafitit të parë, në të cilin thuhet “Veriu nuk është Krime”. Me këto grafite, është shpërfaqur paknaqësia përmes artit, për takimin e dy presidentëve. Grafiti në Prishtinë: “Veriu nuk është Krime” Grafiti i dytë në Prishtinë: “Shokë për interesa” Përtej kësaj, takimin në mes presidentit të Kosovës dhe atij të Rusisë, e kanë komentuar në mënyra të ndryshme edhe politikanët vendorë. Përderisa, pjesa më e madhe e pozitës e ka përkrahur këtë takim, oponentë të opozitës kanë thënë se Kosova do ta paguajë shtrenjtë takimin e tyre. Të hënën, pas takimit me Putinin, presidenti Thaci ka thënë se Rusia do ta përkrahë marrëveshjen finale në mes Kosoëvs dhe Serbisë. “Me presidentin rus Putin, u përqendruam për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme. Për këtë temë, Putini ishte i qartë. ‘Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë’”, citohet nga Thaçi t’i ketë thënë Putini. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Lajçak: Bashkimi Evropian pret vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi I ngarkuari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë sot se …