Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme, një ditë pasi tërmeti u mori jetën 24 personave dha qindra të lënduar. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Rama tha se nuk është thjesht çështje financash. “Do shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në Kushtetutë. Ashtu si kushtetua dhe legjislacioni shtjellojnë, natyra e problematikës dhe situata duhet të jetë një një gjendje të jashtëzakonshme në perimetrin e dy rajoneve që janë prekur drejtpërdrejtë, Tiranës dhe Durrësit. Por për atë që nuk e dinë, gjendja e jashtëzakonshme nuk është çështje thjesht financash. E thash dje dhe e thotë dhe historia jonë. Pasi çështjen financiare se kemi lënë asgjë mangët. Nuk e di nëse janë të gatshëm ata që e predikonin gjendjen e jashtëzakonshme që tu nënshtrohen këtyre masave. Gjendja e jashtëzakonshme është për një periudhë 30 ditore, ka hapësirat dhe detyrimet për ata që duhet ta qeverisin atë. Mbase nuk do u vijë për shtat atyre që e kanë predikuar, pasi ka qenë një temë me të cilën mund të bënin politikë, pasi Shqipëria ishte në lot”, tha Rama. Like 0
Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme, një ditë pasi tërmeti u mori jetën 24 personave dha qindra të lënduar. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Rama tha se nuk është thjesht çështje financash. “Do shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në Kushtetutë. Ashtu si kushtetua dhe legjislacioni shtjellojnë, natyra e problematikës dhe situata duhet të jetë një një gjendje të jashtëzakonshme në perimetrin e dy rajoneve që janë prekur drejtpërdrejtë, Tiranës dhe Durrësit. Por për atë që nuk e dinë, gjendja e jashtëzakonshme nuk është çështje thjesht financash. E thash dje dhe e thotë dhe historia jonë. Pasi çështjen financiare se kemi lënë asgjë mangët. Nuk e di nëse janë të gatshëm ata që e predikonin gjendjen e jashtëzakonshme që tu nënshtrohen këtyre masave. Gjendja e jashtëzakonshme është për një periudhë 30 ditore, ka hapësirat dhe detyrimet për ata që duhet ta qeverisin atë. Mbase nuk do u vijë për shtat atyre që e kanë predikuar, pasi ka qenë një temë me të cilën mund të bënin politikë, pasi Shqipëria ishte në lot”, tha Rama.
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Cakaj thot se do të ngrihet edhe një taskforcë e veçantë në ministri për kundërpërgjigje ndaj Serbisë Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj deklaroi në një …